"Ethet e së enjtes mbrëma", si do të përplasen emisionet politike

26 Gusht 2022, 12:09Sociale TEMA

"Ethet e së enjtes mbrëma", si do të përplasen

Teksa situata politike çdo ditë bëhet edhe më e ethshme, po njëlloj është edhe arena mediatike.

Gara televizive e mbrëmjes së enjte duket se do të jetë jo vetëm dinamike në sferën e zhvillimeve por edhe sfiduese për kanalet kryesore në vend.

Më 1 shtator do të startojë sezoni i ri i emisionit “Now” të Erla Mëhillit i cili në ndryshim  nga sezoni i kaluar do të vijë katër herë në javë ku do të sfidojë dhe do sfidohet nga programet e ngjashme.

Edhe në këtë sezon, ky emision duket se do të mbajë shqiptarët pas ekranit me debate dhe analiza për çështjet më të nxehta që do të shoqërojnë aktualitetin.

Përmes një spoti, drejtuesja e emisionit Erla Mëhilli fton publikun të stacionohet përballë ekranit  “Euronews Albania”.

“Në ‘Now’ për të parë realitetin siç është, për t’u dhënë zë ideve, për të përplasur mendimet, për të analizuar situatat. Në sezonin e ri, nga e hëna në të enjte, në orën 21, me mua, Erla Mëhillin në ‘Euronews Albania’”, thekson Mëhilli e cila staton më 1 shtator aventurën e saj televizive.

Në betejat për audiencë, do të përplasen mediatikisht emisioni "Now me Erla Mëhillin në EuroNews", “Open” të gazetares Eni Vasili në News 24, “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, si dhe “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi.

Lini një Përgjigje