Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka prezantuar planin e masave. Në fjalën e tij, Balla tha se nga së pari, do të normojnë përkufizimin e konceptit të Perimetrit të Sigurisë në shkolla si ato hapësira fizike përreth shkollave.
Po ashtu Balla tha se strukturat vendore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Bashkitë, do të identifikojnë dhe përcaktojnë Perimetrin e sigurisë së çdo shkolle, sipas vlerësimit të situatës në terren, por në çdo rast jo më pak se 50 metër rreth gardhit kufizues të secilës shkollë.
Gjithashtu, ministri i Brendshem paralajmëroi edhe policët që do thyejnë rregullat apo do bëhen palë me krimin se do të përjashtohen përgjithmonë nga radhet e policise se shtetit.
Ministri paralajmëroi se brenda këtij muaji do të propozojnë një paketë ligjore për ashpërsimin e dënimit për veprat penale që kryen brenda perimetrit të sigurisë në shkolla.
“E para ka të bëjë me sigurinë publike. Do të normojmë përkufizimin e konceptit të sigurisë në shkolla. Ato hapësira publike ku fëmijët kalojnë kohën në shkollë që përfshijnë rrugët dhe rrugicat për rreth kufjeve të shkollës.
Strukturat vendore të policisë në bashkëpunim me të gjitha bashkitë e vendit do të identifikojnë dhe përcaktojnë brenda kësaj jave perimetrin e sigurisë së cdo shkolle sipas vlerësimit të situatës në terren, por jo më pak se 50 metra në vijë ajrore rreth gardhit kufizues të cdo shkollë
Do ndërmarrim një qasje të re penale në raport me veprat që vënë në rrezik apo cënojnë sigurinë e fëmijëve brenda këtij perimetri sigurie.
Brenda këtij muaji do të propozojmë një paketë ligjore për ashpërsimin e dënimit për veprat penale që kryen brenda perimetrit të sigurisë në shkolla, duke filluar nga shitja e lëndëve narkotike, mbajtja e armëve të zjarrit apo të ftohta si dhe cdo vepër dhunë apo pornografie. Do godasim cdo rrjet të shpërnarjes së drogës në perimetrin e sigurisë në shkolla.
Në ditët në vijim dhe javët në vijim pres nga policia që në bashkëpunim me prokuroren të kenë rezultate domethënëse në luftën kundër spacatorëve.
Policët që do thyejnë besimin dhe që do njollosin uniformën e policisë duke toleruar duke kthyer kokën nga ana tjetër do të përjashtohen përgjithmonë nga policia e shtetit”, tha Balla.
SIGURIA RRUGORE
Sa i përket sigurisë rrugore, do t’u kërkojmë Bashkive që të marrin të gjitha masat e nevojshme për vendosjen dhe mirëmbajtjen e sinjalistikës rrugore, vertikale dhe horizontale, dhe semaforëve të nevojshëm brenda Perimetrit të Sigurisë së shkollave, brenda një afati 90 ditor nga sot. Në përfundim të këtij afati, përmes strukturave të Policisë Rrugore, do të kryejmë monitorimin e gjendjes së sinjalistikës së sigurisë dhe do të marrim masat ndërshkuese ndaj kryetarëve të bashkive, të parashikuara nga ligji për përmbushjen e këtij detyrimi.
Zbatimin e dënimit më të lartë të parashikuar nga Kodi Rrugor për tejkalimin e shpejtësisë në rrugët që përfshihen brenda Perimetrit të sigurisë së shkollave. Kam besim se Kuvendi i Shqipërisë, shumica dhe opozita, do të na mbështesin nëse do të jetë e nevojshme për ndryshime të reja në Kodin rrugor, të cilat lidhen me sigurinë e fëmijëve, nxënësve në rrugët brenda Perimetrit të Sigurisë.
Në bashkëpunim me institucionet e arsimit, do të sigurohemi që mjetet për transportin e nxënësve të jenë të mirë identifikuar me logot dhe shenjat përkatëse, në mënyrë të unifikuar në gjithë vendin, dhe të qarkullojnë në kushte të larta sigurie teknike”, tha Balla.
Po ashtu ai ka prezantuar edhe paketën për sigurinë ushqimore.
SIGURIA USHQIMORE
Duke filluar nga dita e hënë, 4 shtator, do t’i kërkojmë Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU), kontrolle të shtuara në të gjithë vendin në operatorët e shërbimit ushqimor të kategorive të ndryshme që veprojnë në Perimetrin e sigurisë së shkollave lidhur me kushtet e sigurisë ushqimore.
SIGURIA URBANE
Do t’u kërkojmë Bashkive dhe IKMT-së që, duke filluar nga e hëna 4 shtator, të kryejnë një plan inspektimesh të koordinuara për verifikimin e situatës në Perimetrin e Sigurisë së shkollave: duhet të sigurohemi që brenda Perimetrit të Sigurisë së Shkollave, të respektohen rregullat e sigurisë së ndërtimit, të mos ketë rrënoja a papastërti të çdo lloji për një mjedis të shëndetshëm.
HIGJENA DHE DUHANI NË SHKOLLA
Do të imponojmë zbatimin e masës kufizuese të ndalimit të duhanit jo vetëm në institucionet arsimore por edhe në të gjithë Perimetrin e Sigurisë në shkolla.
Monitorimin nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor të zbatimit të normave higjieno-sanitare në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare. Karshillëku që ndodh cdo ditë haptazi në kundërshtim me ligjin, duke iu shitur pije alkoolike të miturve duhet të përfundojë. Ligji ka katër vite që është ndryshuar dhe forcuar. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe Policia e Shtetit duhet të bëjnë detyrën. Tregëtimi i alkoolit duhet ndaluar.
TASK FORCE
Do të ngremë një Task Forcë të posaçme, të kryesuar nga Prefekti i qarkut, për të siguruar marrjen e masave brenda Perimetrit të sigurisë në shkolla.
OFICERËT E SIGURISË NË SHKOLLA
Ju, Oficerët e Sigurisë në shkolla, keni një rol shumë të rëndësishëm në zbatimin e paketës së sigurisë në shkolla. Si ndërlidhës ndërmjet shkollës dhe Policisë së Shtetit, Ju duhet të raportoni dhe menaxhoni në kohë dhe me përgjegjësi të gjitha situatat që mund të rrezikojnë apo cenojnë sigurinë publike. Qëllimi ynë është parandalimi i kriminalitetit dhe goditja pa kompromis e të gjithë keqbërësve që guxojnë të kryejnë veprimtari të paligjshme në Perimetrin e sigurisë.
Në ditët që vijnë, në bashkëpunim me MAS do të keni gati e raportimit të përjavshëm që do të duhet të plotësohet prej Oficerëve të Sigurisë në shkolla dhe t’i dërgohet Policisë së Shtetit lidhur me të gjitha situatat e konstatuara në ushtrimin e detyrës brenda shkollës dhe Perimetrit të Sigurisë.
Falë afërsisë së Oficerëve të Sigurisë në shkolla me nxënësit dhe bashkëpunimit më të ngushtë të tyre me punonjësit e Policisë së Shtetit, duhet të bëjmë të mundur ndërgjegjësimin e të rinjve dhe edukimin e tyre me kulturën e ligjshmërisë, përdorimin korrekt të internet-it dhe rrjeteve sociale, shmangien e bullizmit, krimit kibernetik në dëm të të miturve dhe parandalimin e atyre situatave që mund të vendosin në rrezik jetën dhe të ardhmen e brezit të ri.
Dua ta siguroj publikun, prindërit, gjyshërit, por edhe vetë nxënësit, se do të bëjmë gjithçka që kjo Paketë e re e Sigurisë në Shkolla të bëjë një ndryshim të madh, dhe e nesërmja të mos ngjasojë me të tashmen.
Te lumte shoku,,,, se pa ligje e me teper pa i bere te qarte cdo kujt si atyre me uniforme, si edhe cdo kujt tjetri qe mendon se vazhdon koha e lige e shpellarit ku neper shkolla skishte as dyer e as dritare, e hynte kush te donte e dilte kush te donte,, jo kur mbaronte mesimi or gjate mesimit, gjate provimit etj etj qe sja vlejne as te permenden se jane nje njolle e zeze ne historine e shetit shqipetar. SI qytetare normal qe kemi femije ne keto shkolla, na vjem shume mire qe e keni marre me perapersi qe mos shohim me shpellare e kafshe qe shtyin pedalin e gazit te makinave kur kalojne para deres se shkolles, apo te shohim ca skiftere qe rrine verdalle te sheshin ndonje pakete droge, apo te ngacmojne dike ne shkolla,,, se le ta themi troc,, jemi ne 2023 dhe jo ne 1997,,, ta haje dreqi hehehee,, por fatekeqesisht fara e keqe e kultivuar nga politika e keqe paska leshuar rrenje te forta,, dhe vetem dora e ashper e ligjit dhe te gjithe bashke mund ta shkullim,,, nje cope sot nje cope neser,, deri sa te mos shohim gjera qe te vrasin syte,,,, Nje vi i ri i mbare per cdo nxenes e student dhe arsimdashes ne ne vend, dhe ta themi troc edhe nie here, nese do behemi njerez normal duhet ti kthehemi shkolles seriozisht dhe jo te shkojme per te kaluar kohen ne tik tok apo youtube,,,,me vipe dhe te tjera e tjera ne dore apo ne xhep,,, Pa dije nje njeri kthehet shume shpejt ne nje krimb,, dhe mbetet krimb deri ne fund te jetes,,,