Të rinjtë, ndër më të prekurit nga humbja e vendeve të punës për shkak të COVID

13 Korrik 2022, 09:13Sociale TEMA

Të rinjtë, ndër më të prekurit nga humbja e vendeve

Të rinjtë janë kategoria më e prekur nga humbja e vendeve të punës gjatë krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Kështu bën të ditur raporti i fundit i Punësimit dhe Zhvillimit Social në Evropë (ESDE) 2022, publikuar nga Komisioni Evropian.

Në raport, theksohet se rimëkëmbja e vendeve të punës ishte më e ngadaltë për të rinjtë sesa për grupmoshat e tjera, shkruan Schengen Visa Info.

Raporti do të ndihmojë në identifikimin dhe mbështetjen e politikave të punësimit dhe sociale për të adresuar sfidat me të cilat po përballen këta të rinj për t’u bërë të pavarur ekonomikisht.

Bazuar në të dhënat vjetore më të fundit, ESDE shprehet se të rinjtë nën 30 vjeç, ende përballen me sfida të rëndësishme në gjetjen e një vendi pune që përputhet me aftësitë dhe përvojën e tyre.

1 Komente

  1. B
    Besnik

    Investim shume i vlefshem se trafiku ne ate zone ka qen shume i renduar dhe tashme nuk eshte me fal ksaj pune. Investimet ne infrastrukture qe i keni shtrir ne gjithe shqiperine do ken ndikime pozitive ne shume ceshtje

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje