
Në kuadër të “Tetorit rozë”, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme me një mesazh dhe thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat.
Numri një i qeverisë bën thirrje që të kryejnë kontrollet për të parandaluar surprizat e padëshiruara shëndetësore.
“MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë, si dhe një kujtesë për të gjitha familjet për t'u përkujdesur ndaj nënave, grave, motrave e vajzave që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
dakort zoti kkryeminister ,te behen memograma POR ME E RENDESISHMJA PERCDO GRUA ESHTE TE MOS I BESOJNE NE ASNJE MENYRE MEMAGRAMES PA U U VIZITUAR ME DORE TE DR SPECIALIST. ESHTE SHUME E RENDESISHME MEMOGRAMA POR PA KONTAKTIN ME MJEKUN PER KONSULTIM NUK KE ZGJIDHE ASGJE. NE SHUME RASTE MEMOGRAMA AS NE AMERIKE NUK TREGON VETETEN. TAKIMI ME MJEKUN ESHTE ME RENDESI VENDIMTARE. OK