Tirana në normalitet pas reshjeve, Veliaj: Plot energji e diela te Fushat Multisportive në Parkun e Liqenit

5 Nëntor 2023, 18:22Sociale TEMA

Tirana në normalitet pas reshjeve, Veliaj: Plot energji e diela te Fushat

Pas dy ditëve me reshje të dendura shiu, Tirana i është kthyer normalitetit. Qytetarët kanë vijuar me rutinën e tyre. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar disa foto nga fushat multisportive në Parkun e Liqenit Artificial ku të rinjtë knë shfrytëzuar ndalimin e reshjeve për të vijuar me aktivitetet sportive. “Plot ENERGJI e diela te Fushat Multisportive në Parkun e Liqenit”, shkruan Veliaj. Pas rehabilitimit të tij nga Bashkia Tiranë tetë vite më parë, Parku i liqenit është një nga mjediset më të preferuara për qytetarët e Tiranës, veçanërisht fundjavave.

Lini një Përgjigje