Trafik kilometrik në Elbasan, qindra makina kthehen nga Korça pas rënies së bores së pare për 2023-shin

15 Janar 2023, 18:40Sociale TEMA

 

Trafik kilometrik në Elbasan, qindra makina kthehen nga Korça pas

Një trafik kilometrik është shënuar pasditen e sotme në unazën e Elbasanit.

Qindra mjete kanë krijuar trafik të dendur teksa kthehen nga juglindja në drejtim të kryeqytetit apo zonave të tjera, duke krijuar kështu bllokim të rrugëve në Elbasan.

Një situatë e tillë përsëritet pothuajse çdo fundjavë ndërsa kulmi është shënuar gjatë festave të fundvitit, ku lëvizjeve normale i janë shtuar edhe emigrantët e kthyer në vend për të kaluar festat.

Lini një Përgjigje