Nga Klevis Hoxhaj
Shqipëria ka nisur për herë të parë matjen dhe dokumentimin zyrtar të vrasjeve të grave dhe vajzave me motive gjinore.
Observatori i Femicideve, i ngritur në mars 2024 pranë Avokatit të Popullit me mbështetjen e UN Women dhe Suedisë, ka publikuar raportin e tij të parë për periudhën 2021-2023.
Ndryshe nga statistikat e zakonshme të krimit, Observatori përdor Kornizën Statistike të Kombeve të Bashkuara, e cila analizon çdo rast ku vrasja lidhet me dhunë të vazhdueshme, kontroll, diskriminim apo marrëdhënie të afërta familjare apo intime.
Edhe pse femicidi nuk ekziston ende si vepër e veçantë në Kodin Penal, Shqipëria konsiderohet tashmë një shembull rajonal për standardizimin e mbledhjes së të dhënave në përputhje me metodologjinë ndërkombëtare.
Gjatë tre viteve të analizës u evidentuan 32 vrasje të grave dhe vajzave në total, prej të cilave 24 u klasifikuan zyrtarisht si femicide.
Shkalla rezulton 0.84 për 100 mijë gra.
Në 63 për qind të rasteve autor ishte partneri intim, në raste të tjera vrasja u krye nga anëtarë të familjes ose persona të tjerë që, sipas hetimeve, kishin ushtruar më parë presion, dhunë fizike, seksuale apo psikologjike ndaj viktimës.
Të dhënat pasqyrojnë një realitet të njohur edhe në statistikat globale, sipas të cilave shumica dërrmuese e viktimave të femicidit vriten nga persona me të cilët jetojnë, ndaj të cilëve kanë pasur marrëdhënie të ngushta ose kanë qenë në varësi të përhershme.
Profili i viktimave në Shqipëri është po aq shqetësues.
Mbi dy të tretat ishin të martuara, shumica kishin fëmijë dhe përqendrimi më i lartë ishte në grup-moshën 30-59 vjeç.
Në nivel global, raporti i UNODC dhe UN Women për vitin 2024 i konsideron femicidet formën më ekstreme, më të përhapur dhe njëkohësisht më parandaluese të dhunës ndaj grave.
Sipas vlerësimeve ndërkombëtare, rreth 50 mijë gra dhe vajza u vranë në vitin 2024 nga partnerë ose familjarë të tyre, që do të thotë se mesatarisht 137 gra humbasin jetën çdo ditë brenda familjes.
Afrika ka normën më të lartë të krimit në raport me popullsinë femërore, ndërsa monitorimi më i saktë aktualisht arrihet në Amerikë dhe Evropë, zona ku ekzistojnë të dhëna më të standardizuara.
Në këtë kontekst, Shqipëria është ndër vendet e para në Ballkan me një mekanizëm kombëtar të përhershëm, duke u kthyer në pikë referimi për matjen e femicideve, identifikimin e boshllëqeve në sistemin e mbrojtjes dhe forcimin e politikave të parandalimit.
Ik o loqe se ne cate trapin. A e keni llogaritur ndonjehere sa burra kane vdekur neper kantiere ndertimi? Apo sa burra jane vrare nga femrat veten e veten se kane kapur grate me dashnorin. Nese ju duken cudi keto qe them beni nje vizite andej nga burgu i grave dhe do degjoni histori nga me brutalet. Mashkulli manipulohet qe i vogel nga shoqeria qe ti sherbej femres. Kuptohet qe ka edhe perjashtime.
Tragjedia qe po prek grate Shqiptare eshte se po ngelin ne dere, spo i merr njeri. Paten pretendimet ne qiell ne te 20tat, vazhduan fuqishem ne te 30tat dhe tani qe po afrojne te 40tat po panikosen, po problemi eshte qe femra aq e ka jetegjatesine si produkt, se pas moshes 44 behet si burre.
Ore mirë se edhe gratë kanë problemet e tyre, asgjë kundra, por ngelëm duke dëgjuar për këtë. Ndonjë hap para për punëtorët që po bien nga pallatet apo po vdesin nga korrenti në shtylla apo për naftëtarë e minator që rrezikojnë jetën sa hera? Hiç? Asgjë nga OKB? Pastaj, hajd se edhe femrat nuk ia lejnë mangut burrave për vrasje (po të marrim martesat vetëm), kështu që boll se na çatë dërrasat.