Vishej si grua për t’i shpëtuar “arrestit të shtëpisë”, familjari i Jorgo Hatias: U detyrua që së bashku me gruan të...

25 Nëntor 2025, 12:35Sociale TEMA
Vishej si grua për t’i shpëtuar “arrestit të

Jorgo Hatia, 69-vjeçari i cili ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, tentoi t’i shpëtonte kontrollit policor duke u veshur si grua dhe duke dalë në rrugët e fshatit.

Një familjar i tij dhe i të vëllait të tij Riza Hatia, në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe autores Evis Ahmeti, ka dhënë detaje nga ngjarja. 

Videoja e shpërndarë në media sipas tij është filmuar nga Klarisa, nusja e Rizait, për shkak të konflikteve familjare.

Ai ka sqaruar se Jorgos i kishte përfunduar tashmë masa “Arrest në shtëpi” por se ai nuk kishte avokat dhe nuk ishte në dijeni të procedurave.

“Na vjen zor, jemi familjarë, kemi miq e krushq, na shkruajnë njerëzit dhe kemi arritur deri aty sa tu themi nuk i njohim se na vjen zor. Del një i alkoolizuar aty e flet dhe ngelemi ne me turp.
Deri tani 7 vetë më kanë dërguar videon e Klarisës. Nuk di çfarë kanë, ka shkalluar Rizai dhe i duket vetja si aktor humori.

Në dijeni në time ai nuk flet me asnjë nga familjarët e tij, as me fqinjët. Unë kam mbi 7 vite që nuk flas me ta. Edhe Klarisën në media e kam njohur nuk e dija që ishte nusja e kushëririt.
Rizai ishte problematik kishte probleme dhe me prindërit dhe rrihte motrën. Ishte shumë prepotent.

Familja e tij, gruaja djali dhe vajza kanë nevojë për ndihmë sepse dhunohen nga ai.
Arresti i shtëpisë ka mbaruar në gusht, por Jorgo nuk kishte avokat dhe nuk i dinte procedurat. Për të mos lënë gruan e tij vetëm në punimin e tokës, u detyrua nga rrethanat për t’u veshur ashtu dhe për të dalë nga shtëpia”, tha ai.

1 Komente

  1. S
    Si Agron Llaka

    Vellai Riza , ky Jorgo sikur nuk shkone.... Ka kopjuar Agron Llaka qe u vesh si femer ne 1997 per te ikur ne Greqi pasi ishte idhetar i komunistit Berrisha

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje