Artan Hoxha flet pasi u shpall "non grata" nga Greqia: Vendimi, pas raportimeve të mia për Fredi Belerin

24 Nëntor 2025, 17:13Sociale TEMA
Artan Hoxha flet pasi u shpall "non grata" nga Greqia: Vendimi, pas

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shpallur “person i padëshiruar” nga autoritetet greke, pasi u ndalua në pikën kufitare të Kakavijës ditën e djeshme.

I kontaktuar nga Newsbomb, Hoxha u shpreh se vendimi lidhet drejtpërdrejt me aktivitetin e tij profesional dhe investigimet e zhvilluara gjatë 25 viteve të fundit.

Ai tregoi se gjithçka nisi në kontrollin rutinë në kufi, kur pasaporta e tij u verifikua në sistemin e policisë greke. Sipas gazetarit, një efektiv kufitar e pyeti për prindërit dhe profesionin, më pas e njoftoi se nuk mund të vazhdonte udhëtimin, duke e dërguar në një kontroll të dytë më të detajuar.

Po kaloja kontrollin rutinë në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, kur polici grek i kufirit sapo kaloi pasaportën time në sistem, menjëherë më pyeti se kush ishin prindërit e mi dhe se çfarë profesioni bëja. Ai tha se nuk mund të vazhdoja më udhëtimin drejt Greqisë dhe se duhej të kaloja në vijën e dytë të kontrollit për një seancë pyetjesh më të detajuar”, tha Hoxha për Newsbomb, teksa më tej shtoi se u mbajt për gati një orë në ambientet e policisë së emigracionit grek, ku iu morën të dhënat personale, gjurmët e gishtave dhe fotografitë.

Ai u njoftua zyrtarisht vetëm me një formular, në të cilin thuhej se shpallej “i padëshiruar”, pa asnjë shpjegim të mëtejshëm për arsyet konkrete.

Nga mënyra e pyetjeve dhe qëndrimi i oficerëve, Hoxha thotë se kuptoi se vendimi lidhet me raportimet e tij të vazhdueshme mbi çështje që sipas tij, prekin interesat shqiptare dhe përplasen me qëndrimet e palës greke.

Hoxha e cilëson masën e autoriteteve greke si një “vendim skandaloz për një vend të Bashkimit Europian”, duke e krahasuar me rastin e gazetarit Marin Mema, i cili prej vitesh është gjithashtu i shpallur “non grata”.

Sipas tij, ky veprim përbën një formë presioni dhe intimidimi ndaj gazetarëve shqiptarë që kanë raportuar për çështje të ndjeshme lidhur me marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Çfarë detajesh shtesë mund të na jepni mbi momentin e ndalimit?

Hoxha: Veprimi i fundit i shtetit grek vjen për shkak të qëndrimit tim si gazetar në 25 vitet e fundit, pasi si qytetar nuk kam pasur kurrë probleme në Greqi. Në fakt, unë kam publikuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj në shtypin e shkruar dhe dokumentarë në mediat vizive, ku kam denoncuar veprime konkrete nga pala greke apo të organizatave ultranacionaliste të mbështetura nga politika dhe shteti grek, në dëm të interesave të shtetit dhe kombit shqiptar. Veprimi në fakt nuk ishte i papritur, duke pasur parasysh si kanë vepruar edhe në të shkuarën me kolegë gazetarë si Marin Mema, që kanë denoncuar veprimet antishqiptare të shtetit grek. Në fakt, nuk kam sulmuar shtetin apo interesat greke, por kam mbrojtur interesat e vendit tim dhe të qytetarëve shqiptarë.

Si nisi gjithçka në pikën kufitare?

Hoxha: Po kaloja kontrollin rutinë në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, kur polici grek i kufirit, sapo kaloi pasaportën time në sistem, menjëherë më pyeti se kush ishin prindërit e mi dhe se çfarë profesioni bëja. Ai tha se nuk mund të vazhdoja më udhëtimin drejt Greqisë dhe se duhej të kaloja në vijën e dytë të kontrollit për një seancë pyetjesh më të detajuar.

Sa kohë u mbajtët në ambientet e policisë greke dhe si u trajtuat gjatë kësaj periudhe?

Hoxha: Po, kam qëndruar afro një orë në stacionin e policisë së emigracionit grek. Fillimisht më morën gjeneralitetet, pastaj gjurmët e gishtave dhe fotografi. Pasi më pyetën për aktivitetin tim, më thanë se do të më jepnin një vendim të shtetit grek ku unë shpallesha “i padëshiruar”. Edhe pse kërkova motivin e këtij vendimi, më paraqitën vetëm formularin ku shpallesha i padëshiruar dhe më kërkuan të largohesha menjëherë nga territori grek.

A ju sqaruan menjëherë arsyen e ndalimit?

Hoxha: Jo, nuk dhanë arsye konkrete, përveç formularit me shkrim që më dorëzuan. Por, nga mënyra e pyetjeve që më bënë dhe qëndrimi arrogant i oficerit të emigracionit, u kuptua qartë se cili ishte motivi. Kam cenuar interesa greke ndërsa kam qenë duke mbrojtur interesat e vendit dhe kombit tim.

Si e cilësoni ju personalisht këtë vendim të autoriteteve greke për t’ju shpallur edhe ju “non grata”, pasi siç dihet më herët është shpallur edhe gazetari Marin Mema?

Hoxha: Ky është një vendim skandaloz, gati mesjetar për një vend europian, i cili tregon në fakt fytyrën e vërtetë të demokracisë së këtij vendi. Shteti grek, edhe pse është një vend i BE-së, vazhdon të ketë një qëndrim diskriminues ndaj gazetarëve shqiptarë, të cilët kanë denoncuar veprimet antishqiptare dhe projektet e greqizimit të jugut të Shqipërisë. Kjo nuk është hera e parë; kolegu Mema ka afro 13 vjet që është viktimë e një qëndrimi të tillë. Për fat të keq, nuk ka pasur asnjë veprim konkret nga qeveria shqiptare apo Ministria e Jashtme në mbrojtje të integritetit të qytetarëve të saj, për më tepër kur janë gazetarë që kanë mbrojtur interesat e vendit.

A e kishit marrë më parë ndonjë sinjal apo paralajmërim se mund të ishit në listë të zezë?

Hoxha: Po, jam paralajmëruar më herët, pas vitit 2009, pasi kisha publikuar shkrime dhe disa dokumentarë në emisionin “Xhungël”, në lidhje me marrëveshjen për delimitimin e kufirit detar. Pastaj, pas vitit 2018, kur publikova videon ku Konstandinos Kacifas shfaqej i armatosur me automatik kallashnikov dhe uniformë ushtarake të forcave speciale greke, duke qëlluar mbi policinë e paarmatosur të stacionit policor të Dropullit.

Në vitin 2019, pasi Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin kundër Fredi Bejlerit në lidhje me Masakrën e Peshkëpisë në vitin 1994.

Denoncimet dhe publikimi i fakteve të reja për implikimin e Fredi Bejlerit në Masakrën e Peshkëpisë, apo ndërhyrja e tij për të liruar kriminelë shqiptarë nga burgjet greke, gjoja se ishin minoritarë grekë të persekutuar nga qeveritë shqiptare, mesa duket e mbushën gotën. Gjatë viteve 2023–2024 unë kam pasur disa procese gjyqësore në gjykatën penale në Tiranë, të inicuuara nga Fredi Bejleri, por nuk ia doli të më frikësojë për të heshtur.

Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet në Parlamentin Europian, ku Bejleri ishte kandidat i partisë në pushtet në Greqi, Demokracia e Re e kryeministrit Mitsotakis, kam bashkëpunuar me media të mëdha greke duke sjellë për ta informacione që tregonin para publikut grek të kaluarën problematike të Bejlerit. Mesa duket, të gjitha këto ndikuan që shteti grek të më identifikojë si një pengesë për planet dhe interesat e tij, për greqizimin e jugut të vendit.

Vendimi i fundit është një tentativë e pastër presioni dhe intimidimi për të hequr dorë nga denoncimi i interesave antishqiptare të mbështetura nga qarqe të caktuara politike dhe shteti grek.

38 Komente

  1. N
    Nastradini

    Shko mer analfabet .

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      To je Greek I ndyre Qen zagare I ndyre

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nastradini

        Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë

        Përgjigjjuni
        1. J
          Janullatosi topefagosi

          Hahaha o Nastradini po kur e ha karrin e Shqiptarit me gjithe tope,,qe edhe faren e karrit e do brenda. ,,te pelqejne,,karrin e do analfabet,he ,,ptyy gojore eburdellos se janullatosit,,ptyyyy gope e derrit,

          Përgjigjjuni
        2. J
          Je non grata leri denglat

          Edhe Berrisha keshtu nuk di gje , ooooo koke patate je non grata dhe frekuentimi jote eshte ne kazanet qe jane afer Berrishes .

          Përgjigjjuni
          1. 4
            421

            Ty te mkafton vrasesi yte Bejleri Ai te vret, shetit fjithandej neper Shqiperi, te thot ardhacak nha kaukazi...dhe tu rri si pule para tij. Gjetsa te ket Bejlere qe vrajne e ju detyrojne ti votoni pa ua prish tymin, nuk ke pse qirresh sikur majmun primitiv. Vetem nje i mallkuar sikur ti tenton deshprimisht te fyesh nie patriot shqiotar sikir Artani qe ja plasi ne fytyre Bejler bastardit. Ti si i mallkuar qe je, dje lepije kurvin e Salehun, sot lepine Ramutin.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Toni

              Sa idiot je? Nje gazetar Shqiptar shpallet I padeshiruar nga nje shtet racist dhe ti e lidh me politiken. Sa te politizuar jeni o zot....

              Përgjigjjuni
            2. P
              Preveza

              Nuk je vetëm vëlla, ke prapa gjithë kombin shqiptar. Nuk ka nevojë për luftë, mjafton e vërteta që Greqia të shpërbëhet si mumja e kalbur kur ndien oksigjenin. Por as gjakun e shqiptarëve që kanë derdhur dhe as tokat shqiptare ku për mijëra vjet kanë qenë principatat, pashallëqet shqiptare, Çamëria, Janina, Moreja, as nuk i harrojnë as nuk i falim. Me gjakun e atyre që ju djeg më shumë do t'i lajnë

              Përgjigjjuni
              1. J
                Janullatosi topefagosi

                Artano po tu futesh karrin ne goje,,::ta heqin menjehere::non;kalo njehere andej nga burdellua e janullatosit :jane 10 murgesha::te presin

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nacionalizem i ndyre

                  Nuk ka gje me te ndyre e primitive sesa nje shtet qe na flet ne emer te kultures demokratike te shpall te padeshiruar nje shtetas te huaj qe ben detyren ndaj vendit te tij. Por u lumte! Ajo ka qene e mbetet strategjia e tyre dhe kane bere cfare kane patur me projektet e tyre antishqiptare. Kane grabitur troje shqiptare qysh kur kane krijuar shtetin e tyre me kontributin e shqiptareve, kane perdorur format me djallezore, me te egra te asimilimit, kane kryer genocid ndaj shqiptareve autokton te Çamerise, kane vrare, torturuar civile, gra, femi, kane kryer masakra nga me çnjerezoret edhe ne treva brenda kufijve te sotem zyrtare te Shqiperise, evokojne e do vazhdojne Vorio Epirin, format e asimilimit. Shteti yne mbetet pa dinjitet, nje pjese e shqiptareve shajne e perbuzin njeri-tjetrin, mburren si delirant kush eshte me i miri, vuajne si defiçent nga krahinizma primitiv dhe bejne patriotin per fallcitet e ndeshje futbolli. Ndaj shqiptareve me logjike e dinjitet kombetar kur reagojne, u turren po shqiptaret duke I konsuderuar nacionalist. Historia me Greqine shqiptareve u ka sherbyer per te qene inferior, lepires. Eshte shtet fqinj, nje pjese e shqiptareve jetojne atje, por po te ishim popull vertet patriot, do dinim te ndertonim marredhenie te dinjitetshme e te respektueshme mes nesh. Nuk i eshte populli yne ne borxh Greqise. Jane ata ne nje borxh te madh historik. Turp per shtetin tone e politikanet tane!

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fletë Lavdërimi

                    O Nderuar Artan! Të shpallesh i padëshiruar nga një shtet si Greqia, për arsyet për të cilat jeni shpallur ju, është nder i madh. Unë po të isha në vendin tuaj do e vendosja në kornizë njëlloj si fletët e lavdërimit. Degradimi i një shteti, dobësia dhe paaftësia e administratës të po atij shteti ku duket? Mos vallë do dalin me megafon e të shpallin degradimin? Jo! Ja këto veprime, këto qasje tregojnë degradim të aparatit shtetëror. Ne e dinim falimentin financiar të tyre që në 2009. E dinim gjithashtu edhe rrënimin moral të tyre që kur mësuam për sanksionet e BE për mashtrim në bujqësi. Pamë këtë vit edhe si u poshtëruan dhe u përdhosën si shtet por dhe si shoqëri që kur e identifikuan veten e tyre me Belerin...ka ulje më të madhe? Këto - por edhe të tjera - janë tregues të një rrëshqitje të shtetit, tregues të një shoqërie në rënie të lirë. Por ama, unë personalisht, nuk e prisja që degradimi përfundimisht të shprehej kaq papritur dhe në mënyrë kaq vulgare. Greqia ka marrë fund. Qani për të!

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqipe Free

                      @@Artan..me mire qe Ndodhi Keshtu...se paku e di...qe ke nje "Mike" me pake..dhe kjo nuk eshte Greqia por e Djathta Fashiste Greke... Ma do mendja se e Prisje kete??DHE JO VETEM KAQ...Sherbimet Greke Kontrollojne edhe se kush bene Komente Negative ne YTUBE..kunder Greqise...nga ana e Shqipetareve...si dhe me pake nga ana e Turqeve...

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shkërdheni

                        Po Qeveria Shqiptare çfarë bën?! Do numëroi se sa gazetarë do nxjerr Greqia Non Grata?! Pse sbëjnë notë proteste, apo i ka tredhur Greku.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          EMIGRANTI

                          Çfare personaliteti eshte ky(gjobe venes) qe qeveria shqiptare duhet te prejupohet dhe beje proteste diplomatike .

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fredis bejleris karipidhis

                            Kujt I ka vene gjobe??gojes tende,,ju e keni ne DNA,,qe e doni karrin (gjoben) ne goje,,ju qelbet goja era fare Karri,

                            Përgjigjjuni
                          2. P
                            P S E ?

                            Zoti gazetar , kur shihni se shteti shqiptar nuk iu del per zot te mbroje shtetasit e vet , PERSE NUK IU DREJTOHENI UNIONIT TE GAZETAREVE EUROPIANE DHE T`I DENONCONI BOTERISHT , DUKE VENE NE LEVIZJE MEKANIZMA TE FUQISHME , SIC JANE ATO EUROPIANE ? ! NE SE DO TE BENIT KETE , MENDOJ SE DO TE VIHESHIN NE LEVIZJE EDHE INSTITUCIONET E TJERA TE RENDESISHME TE BE - SE , PA KOMPROMENTUAR MARREDHENIET SHTETERORE . A E KE PARE SE SA VOLLEN VRER QEVERIA DHE MEDIAT GREKE NEPER INSTITUCIONET EUROPIANE E PERTEJ PER RASTIN FREDERIQIS BEJLERIQIS ? ! KJO DO T`I NGRINTE ME TEJ VLERAT E TUA NJEREZORE E PROFESIONALE .

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              Xhoni nga Cikago

                              O Artan, pse befasohesh per kete qe te bene Greket. E kane zgjatur shume, nuk e kuptoj pse te thane tani. Politikanet tane jane te shitur, I dhane nenshtetesine Janullatosit, e varrosen ketu, kane bere varezat ne Kelcyre, Europa dergon Belerin si perfaqesues te tyre ketu, Kur ai duhet te shpallet non grata ne Shqiperi. Mjere Shqiperia ne dore te kujt ka mbetur. Sllavet, Francezet dhe Greket jane bashke kunder Shqiperise. Pushka top t'u befte, vazhdo e mos e ruaj fare.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                Evropaiqi Eleniqia

                                Nastradin Karapidhioti, mos nderro emrin ne komente Te ndryshme, dhe mos nderro teme me furberi, se vin era qe tutje... Artani mund te pelqehet apo jo brenda vendit, por kur behet fjale per nje veprim te tille te nje shteti mesjetar ne mentalitet, me petk "European", pas nje akti te tille te turpshem, prej skuthi, te mbytur me mut me mekat deri ne fyt, nuk ka shpetim, jeni funderrina.....

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Evropaiqi Eleniqia

                                  Nastradin Karapidhioti, mos nderro emrin ne komente Te ndryshme, dhe mos nderro teme me furberi, se vin era qe tutje... Artani mund te pelqehet apo jo brenda vendit, por kur behet fjale per nje veprim te tille te nje shteti mesjetar ne mentalitet, me petk "European", pas nje akti te tille te turpshem, prej skuthi, te mbytur me mut me mekat deri ne fyt, nuk ka shpetim, jeni funderrina.....

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Evropaiqi Eleniqia

                                    Nastradin Karapidhioti, mos nderro emrin ne komente Te ndryshme, dhe mos nderro teme me furberi, se vin era qe tutje... Artani mund te pelqehet apo jo brenda vendit, por kur behet fjale per nje veprim te tille te nje shteti mesjetar ne mentalitet, me petk "European", pas nje akti te tille te turpshem, prej skuthi, te mbytur me mut me mekat deri ne fyt, nuk ka shpetim, jeni funderrina.....

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Evropaiqi Eleniqia

                                      Nastradin Karapidhioti, mos nderro emrin ne komente Te ndryshme, dhe mos nderro teme me furberi, se vin era qe tutje... Artani mund te pelqehet apo jo brenda vendit, por kur behet fjale per nje veprim te tille te nje shteti mesjetar ne mentalitet, me petk "European", pas nje akti te tille te turpshem, prej skuthi, te mbytur me mut me mekat deri ne fyt, nuk ka shpetim, jeni funderrina.....

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Evropaiqi Eleniqia

                                        Nastradin Karapidhioti, mos nderro emrin ne komente Te ndryshme, dhe mos nderro teme me furberi, se vin era qe tutje... Artani mund te pelqehet apo jo brenda vendit, por kur behet fjale per nje veprim te tille te nje shteti mesjetar ne mentalitet, me petk "European", pas nje akti te tille te turpshem, prej skuthi, te mbytur me mut me mekat deri ne fyt, nuk ka shpetim, jeni funderrina.....

                                        Përgjigjjuni
                                        1. J
                                          Jeta

                                          Rrofte Artan HOXHA! Artan e deshmi e gjalle se si duhet atedhehu. Kur Grekqiret te sulmojne, dije qe ti je ne rruge te drejte. Kujdes. Kur grekqiret te lavderojne e nuk te shpallin non grata, kjo eshte me e renda.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. V
                                            VV

                                            Urime Tani! Kur nga një llafe dridhen, mendo nesër kur t'ju nxjerrim zorrët zervistëve dhe FredBejleristëve. Por nuk kanë frikë thjeshtë nga ty, por nga populli i tyre dhe e vërteta. Vazhdo Tani, se grekqirët janë vetëm, të rrethuar, me duart të ndyra me gjakun e fqinjëve, në tokat e fqinjëve

                                            Përgjigjjuni
                                            1. X
                                              Xhelali

                                              Obobo keta greket ja vertet budallenj po çdo i beje Greqise ky koqja Artan Hoxha apo ai topja Marin Mema po me kete qe u bene dalin si heronj para truthareve tane ketu . Vari leshte pune Ballkani , megjithse kane 60 vjet ne BE prape njesoj jane .

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Teo

                                                Shqiperia duhet te beje note zyrtare nese nuk japin shpjegime te shpalle non grata gazetar Greke me qendrime antishqiptare.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Shqiperia Etnike

                                                  Nuk është thjesht qëndrim ekstremist ndaj Marin Memës dhe Hoxhës, është mbi të gjitha një formë terrori mbi të gjithë ata shqiptarë etnikë në Greqi që flasin shqip para gazetarëve shqiptarë dhe ndaj çdo komuniteti tjetër etnik që duhet të deklarohet patjetër grek. Shteti më i sëmurë në botë, që vetëm fqinjët e njohin për atë që është në të vërtetë. Ja pse shqiptarët janë më të rrezikshëm të fundosin Greqinë, se sa miliardat, armët dhe gënjeshtrat e Perëndimit për t'a mbajtur dhe shitur si djepi i demokracisë . Shqiptarët mund të zgjojnë demonët, njësoj si me ish Jugosllavinë që dergjet në varrezat e historisë dhe që 40 vjet më parë ishte demokraci etnishë, socializëm social, superfuqi ushtarake europiane dhe një nga shtetet më të respektuara dhe me aleatë seriozë të planetit.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. l
                                                    loni

                                                    Jo cdo njeri qe thote jam gazetar eshte gazekar

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. I
                                                      I pa dëshiruar

                                                      Tano mos u mërzitë, se çfarë të ndodhi në Greqi. Je figura numër 1 në TV shqiptare. Rëndësi ka që të duam Ne. O TANO JE NJESHE, JE FIGURE. Me këtë që bëri shteti Helen , të dha me shume famë. Tano ti folë për DIKE QE HENGRI NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR DHE DO VJELLI GJITHË JETËN.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Tani rradhen e ka Qim Peka e komunisti Andi Bushat

                                                        Artan Hoxha eshte klysh i Qimit tek Syri TV anti-evropian. Mire ja beri Greqia.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. k
                                                          korcari

                                                          Greqia eshte shtet o palo gazetar. Ti perfiton se je ne nje katund qe vazhdon te japesh mend neper studio. Te kapen mesazhe me skandale me bandite dhe nuk te flaken akoma dhe e quan veten gazetar. Te duhen keto pelivanlleqe qe te behesh fake hero. Spak ku eshte?

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. J
                                                            Janullatosi topefagosi

                                                            Graqia “shtet “::;;pty murgesha e burdellos se janulles,,ptyyyyyy ofendohet edhe muti te bjere ne ate halen (gojen) tende moj picke derri,ptyyy pjelle miu,mallkuar qofte kush ju dha pashaport njeriu,,ptyyyy kerme

                                                            Përgjigjjuni
                                                          2. S
                                                            Si flete lavderimi

                                                            Ta gezofsh

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. D
                                                              Dakort Artan por gazetari duhet te flasi shqip

                                                              ....intimidim nuk eshte fjale shqipe...

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. M
                                                                Maro

                                                                Mos shko ne nje shtet racist.....larg....shko ne perendim....Athinai eshte bere si Pakistan

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. i
                                                                  iliri tirane

                                                                  emo ENVER te ishe gjalle dhe te shihje llumhanet se si shpallen heronj, non grata, te zgjuar, etjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. S
                                                                    Shoqata Arvanitase Aristidh Kolia

                                                                    Përgëzime për kurajon dhe përqafime nga i gjithë komuniteti Arvanitas në Greqi! Jemi vëllezër gjaku të një gjuhe dhe kulture.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. A
                                                                      August

                                                                      Gabim i rëndë nga ana e Greqisë. Na bëri dëm të pamatë. Vërtetë e kam.. Mori një pleh të vërtetë,një maskara klasik,një shërbëtor të pështirë të kriminelëve që media edhe shoqëria shqiptare e kishte veçuar si i tillë dhe e ftonin pak ose aspak në emisionet e tyre,dhe nuk i referoheshin më pasi doli açik që është korrier i krimit,këtë vemje Greqia me gomarllëkun e saj na e riktheu në ekrane tashmë si hero! Sepse te ne mjafton të të përzierë Greqia edhe pse atje mund të kesh bërë çdo pisllëk të mundshëm ,dhe këtu shpallesh martir ! Na bëri vërtetë dëm. Kështu është kur merresh me debilë si Fredi Beleri...

                                                                      Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje