Rënia e gurëve bllokon aksin drejt Bovillës

23 Nëntor 2025, 19:11Sociale TEMA
Rënia e gurëve bllokon aksin drejt Bovillës

Rruga që të çon drejt digës së Bovillës, në Tiranë, është bllokuar për shkak të rënies së gurëve, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi se “të gjitha institucionet po bashkërendojnë punën për të ndërhyrë me mjetet e duhura, për shkak edhe të rrezikshmërisë që paraqet situata”.

Siç shihet edhe nga fotot, gurë masivë janë shkëputur nga shpati i malit dhe kanë bllokuar të gjithë rrugën e kanionit të Bovillës, duke izoluar edhe disa fshatra, si Rrazë, Bruz, Bruz-Mal, Bruz-Zallë, Dushë, me Tiranën.

 

5 Komente

  1. P
    Pooooo

    Heureusement qe s'ka pasur viktime

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisteve cekic ballit

      Si pasoje e punimeve pa cilesi, jo shirave te dendura. Vjedhje gjithandej.

      Përgjigjjuni
      1. S
        SPAK na shpeto nga keta barbar

        Zot paftë e pagoftë se çfare i kanë bër Shqiprisë këta barbar Otoman tashë 85 vite me parë... Hajdutrie pa fundë mbasë andej akohën se SPAKU po ju shkel të drejtat këtyrë kriminelve.. SPAK na shpeto nga keta barbar..

        Përgjigjjuni
        1. s
          sapa

          Ska Spak qe e shpeton kete vend!Nuk jane budallenj ata qe e braktisin atdheun e tyre sepse kur arrin thika ne kocke behet kjo gje!Dhe ikja nuk eshte vetem per momentin por PERGJITHMONE se e dine se ky vend nuk behet!

          Përgjigjjuni
          1. E
            Emigranti 1991

            Si pasoj e " henes roze"

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje