56-vjeçarja përfundon në spital pas reaksionit të medikamenteve, procedohen mjekja dhe infermierja

22 Nëntor 2025, 11:57Sociale TEMA
56-vjeçarja përfundon në spital pas reaksionit të

Një grua 56-vjeçare është dërguar me urgjencë në spital pas një reaksioni të ndaj medikamenteve, ndërsa Policia ka referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin në gjendje të lirë për dy punonjëse të shëndetësisë.

Sipas njoftimit zyrtar, janë proceduar shtetaset E. H., 46 vjeçe, me detyrë mjeke, dhe A. T., 71 vjeçe, infermiere në pension. 

Hetimet paraprake treguan se medikamentet i janë përshkruar 56-vjeçares F. K. nga mjekja E. H., ndërsa injeksionet janë aplikuar në banesë nga infermierja A. T.

Pas reagimit të fortë ndaj mjekimit, gruaja është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

1 Komente

  1. a
    arian

    E veshtire per tu kuptuar. ilaci ben reaksion dhe ti procedohesh? Se kuptoj aresuen? Reaksioni eshte pergjigje e trupit kundrejt nje trupi te huaj. A mos valle nuk u morr anamneza e sakte? Habitem me popullin dhe qeverine shqiptare! Ne se nuk jepet ndihma e pare jam shume dakord per dryshe qeveria eshte kot. Ne vend qe te kape kriminelet ,merret me profesionistet. Qevacane hesapi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje