Rrëshqitje të reja të dheut janë evidentuar në aksin Qukës-Qafë Plloçë në degëzimin që devijon për në Pogradec.
Një masiv i madh dheu është shkëputur duke zënë njërën prej korsive. Aktualisht aty ndodhen grupet e punës për te larguar inertet nga rruga.
Ndërkohë qarkullimi bëhet vetëm në njërën korsi.
Ku jane patronazhistet e Beles hajdute? Rrugen e shembi SPAK-u se bela mire e kishe ndertuar
Mos ja fusni kot o Tim titi. Problemi i asaj rruge mesa duket është që ditën që filloj në vitin 2009 me shembjet në fshatin Karkavec. Të gjitha mendoj se kanë ndodhur mbasi për atë rrugë nuk do jetë bërë më pare ndonjë projekt me gjurmë ku do kalonte rruga dhe mbi të të bëhej studimi gjeologjik ku të percaktoheshin edhe këndet e rrëshqitjes së formacioneve në gjurmen e përcaktuar në projekt.