Rama i përgjigjet ish-drejtorit të Google: Diella nuk është as sunduese, as zëvendësuese e demokracisë

20 Nëntor 2025, 22:30Sociale TEMA
Rama i përgjigjet ish-drejtorit të Google: Diella nuk është

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komenti të shkruar nga ish-drejtori ekzekutiv i Google, Erik Shmidt, i cili thoshte se me ministre AI, Shqipëria po shkonte drejt qeverisjes nga algoritmet.

“Shqipëria është vendi i parë që ndërmerr një hap të vërtetë drejt “algokracisë”: qeverisjes me anë të algoritmit”-e nis opinionin Shmidt, për cilin Rama thotë se është zhgënjyer.

Kreu i ekzekutivit thotë se Diella nuk është as sunduese, as zëvendësuese e demokracisë, por “kujdestare publike e konceptuar për ta bërë demokracinë të funksionojë më mirë dhe shërbimet publike më të shpejta, më të drejta dhe më transparente”.

Kam shumë respekt për z. Schmidt. Lidershipi e tij në Google dhe idetë e tij mbi marrëdhënien midis teknologjisë dhe shoqërisë kanë frymëzuar një brez të tërë politikëbërësish, përfshirë edhe mua. Por si kryeministër i Shqipërisë, u zhgënjeva kur lexova përshkrimin e tij për Diellën, nismën shqiptare të qeverisjes me A.I., si “një hap drejt ‘algokracisë’: qeverisjes nga algoritmet”.

Diella nuk është as sunduese dhe as zëvendësuese e demokracisë. Ajo është një shërbyese civile digjitale, një kujdestare publike e konceptuar për ta bërë demokracinë të funksionojë më mirë dhe shërbimet publike më të shpejta, më të drejta dhe më transparente.

Për dekada me radhë, Shqipëria, si shumë demokraci të reja, është përballur me korrupsion në prokurimet publike. Kur rregullat shkelen, nuk janë algoritmet që dështojnë, por njerëzit.
Diella është ndërtuar për të zbatuar ligjet dhe procedurat ekzistuese paanshmërisht dhe pa ndikim politik. Vlerat që ajo zbaton — drejtësia, transparenca, efikasiteti — nuk janë abstraksione matematikore; ato janë parime demokratike, të kodifikuara dhe plotësisht të auditueshme.

Me Diellën, çdo vendim është i gjurmueshëm, i shpjegueshëm dhe i hapur për apelim. Kjo nuk është “qeverisje me algoritëm”. Është qeverisje përmes ligjit, e zbatuar nga teknologjia, nën vëzhgimin e qytetarëve.

Qëllimi i Shqipërisë nuk është t’ia dorëzojë pushtetin makinave, por por të çlirojë njerëzit nga joefikasiteti dhe tundimi. Ne nuk po ndërtojmë një algokraci në Shqipëri. Ne po ndërtojmë një demokraci digjitale”-thuhet në reagimin e Ramës.

 

11 Komente

  1. H
    Hajd e mere veshe ! se mbase eshte shperblyer ky ?

    E paska mare ndonje pagese te majme ky mbase nga grupi i miliardereve ( penecilina ) si Ai ne USA 6 apo 8 milion dollare ? ish-drejtori ekzekutiv i Google, Erik Shmidt, Qe ka shkruajtur kete Artikull !

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fuga

      Tym dhe pasqyra per shperqendrim.

      Përgjigjjuni
    2. e
      endri

      O palloshi I gjatë po ti je edhe injorant nga kjo pune. Mir hajdut por që të bosh të mencurin me Kokat e medhaja do të hashe vete kohen tate. Yyyyyyyy mashtrues e hajdut ordiner.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Po nuk ke nevoje per Diellen more hajn se po ta kryen funksionin me mire se kush zevendesja jote , Bobja.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Z

          Po Pallosh si urdheron Diella as ashtu as keshtu, Dielles veri mbiemrin Balluku ose Ahmetaj e mira e te mirave eshte t'i vesh mbiemrin Rama i shkon me per shtat ore kokrra e hadutut. Po gjinine si te mushkes e ka, .....

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hodo

            Hall me njerez...Hall me vegla...Teknologjia I ka bere shume halldupe qe t'u pelqeje vetja me teper nga c'u mban kurrizi...

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje qytetar

              "Hajde merre veshe ", me gjithë Endrin e Realin , këta neandertalë që janë rritur në shpella, të kuptojnë c'është shteti . Ata "duan babën" e tyre SRB- in.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Përgjegjësia

                Diella u shpik vetëm "për të marrë përgjegjësinë" e të shpëtojnë "balluket"?

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bardhi

                  A d8ni me per Belhollen,

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Besnik

                    Kukuu! Kur jep mendim gjithfar idioti.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lani

                      Diella don kare ne bythe

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje