30-vjeçari shqiptar në Angli që flinte në koshat e mbeturinave, dyshohet se u shtyp nga kamioni

20 Nëntor 2025, 20:21Sociale TEMA
30-vjeçari shqiptar në Angli që flinte në koshat e

Një 30-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Sajmir Beca, ka humbur tragjikisht jetën pasi u shtyp nga një kamion mbeturinash në Northampton të Anglisë.

The Sun raporton se 30-vjeçari po flinte brenda një koshi plehrash. Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 tetor në Rrugën Wellington, ku fqinjët raportuan se u zgjuan nga britma të forta në orët e para të mëngjesit.

Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e transportuan me urgjencë Sajmirin drejt Spitalit të Coventry-t. Pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, i riu nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë më 6 nëntor.

Miqtë e tij, të tronditur nga humbja, treguan se Sajmiri kishte kërkuar më herët strehë tek persona të ndryshëm, por pasi nuk gjeti një vend ku të qëndronte, përfundoi duke fjetur në rrugë.

Autoritetet britanike po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

6 Komente

  1. f
    feliks

    kthehuni ne vendin tuaj o dembele se late nam, ne shqiperi mund te jetosh dhe te jetosh mire nqs punon. dhe jo te lypesh dhe te flesh jashte neper koshat e mbeturinave dhe rruget e pista te anglise.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti

      Eh mor bir më mirë të ishe kthyer me kullot dhitë në bjeshkë se do të ishe si kokrra e mollës sot.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fieraku

        Keqardhje dhe vetem Keqrdhje...ja keshtu na Katandisi Politika e Shokut Sali Berisha...qe Shkaterroj gjithcka...Uzina..Fabrika..ect..Se do "Ti sillte Amerika"...Kur nuk ke me se te Ushqehesh ne vendin tende ,atehere e kerkon Zgjidhjen diku Tjeter??Po Ku?? Zoti le te marre ne Mbrojtje Shqipetaret Hallexhin je....kurse Zen Berisha merre Tendera nga Qeveria e "Ndershme" e Rames per Ndertime Miljonshe...... Ngushellime Familjes dhe te Afermeve....sa keq..

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Tragjike. U prehte ne paqe!

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hakiu

            Per disa komentues fundametalist ortodoks;Shqiptari jeton, flen ne rruge e ne kosha plehrash ne Angli,me mire se sa jetone ne Shqipnin e edi rames.Ngjarja flete vete...

            Përgjigjjuni
            1. D
              Detari

              sepse edi rama ka ndertuar shtet islamik dhe largohet populli, vetem islamiket ndihen mire atje nen pellitjet e arapeve nga minarete.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje