Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se fatura për largimet e padrejta nga puna ishte 14 milionë euro në vitin 2024. Kjo kosto mbulon të gjithë ata punonjës që kanë fituar në gjyq përballë institucioneve shtetërore.
Largimet e padrejta nga puna po i kushtojnë miliona euro buxhetit të shtetit, ndërsa fatura po rritet nga viti në vit. Vetëm në vitin 2024, dëmi që shteti detyrohet të paguajë pasi punonjësit kanë fituar gjyqet përballë institucioneve arriti në 14 milionë euro. Shifra del në raportin e fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa në 2025-ën kjo faturë deri në shtator arrin në 19 milionë euro.
Më problematik në këtë drejtim janë institucionet qendrore, ku kryeson Ministria e Infrastrukturës. Deri në fund të shtatorit të këtij viti detyrimet për ‘vendime gjyqësore’ të kësaj ministrie arrijnë në 7.7 milionë euro, ndjekur nga Ministria e Brendshme me 5.4 milionë euro dhe Ministria e Shëndetësisë me 1.9 milionë euro. Te pushteti vendor, largimet më të padrejta regjistrohen në Bashkitë Pogradec, Kavajë dhe Berat.
Duke marrë shkas nga ky fenomen problematik, ku çdo vit miliona euro shpenzohen për të dëmshpërblyer nëpunësit e hequr padrejtësisht nga puna, Kuvendi i kërkon Departamentit të Administratës Publike që të bëjë një analizë mbi institucionet për masat disiplinore.
Ti paguajne ministret e drejtoret. Ne ngarkim. Ndryshe nuk ka zgjidhje. Fatura do shkoje 100 milion...sepse gjyqet jane aty e duan 10 vite te kalojne ne apel.
KLSH është e pa besueshme dhe tej e politizuar prandaj i thonë KLSHURRA... Fatkeqësisht kështu ka qënë vazhdimisht..
Nuk ka bere shpikje klsh. Keto shifra i ka gjetur per tu likujduar. E nuk eshte ndonje shkence e madhe. Por duhet te demshperblejne drejtuesit qe I kane larguar, DAP ose komisionet e disciplines.
Rama: Nuk shqetesohem fare, mbasi ato dhe shume te tjera si ato, vazhdojne ti paguajne pensionistet, te semuret, shkollat etj.