33 persona humbën jetën nga aksidentet në punë në vitin 2024

20 Nëntor 2025, 22:25Sociale TEMA
33 persona humbën jetën nga aksidentet në punë në vitin

Aksidentet fatale në punë po rriten nga viti në vit.

Sipas të dhënave të INSTAT, I cili për herë të parë ka përfshirë aksidetet në punë në Raportin Vjetor të Treguesve të Shëndetit Publik, vërehet se në 2024 u shënuar 3 vdekje më shumë se në 2023-ish.

Ekspertët thonë se në vitin që kemi lënë pas 33 persona ndërruan jetë në mënyrë aksidentale teksa po punonin.

Kushtet e sigurisë në punë si pasojë e aksidenteve cuan në 224 inspektime, të cilat ishin  2,8 %,  më shumë se viti 2023.

Raporti thekson se 177 persona janë aksidentuar në punë gjatë vitit 2024. shifër kjo 5,4 % më e lartë se viti paraardhës.

Më të rrezikuar nga aksidentet në punë janë meshkujt. Ato zënë përqindjen më të lartë, ndërsa femrat zënë vetëm 18,6%  të totalit të të aksidentuarve dhe 6,1 % të punëmarrësve të aksidentuar me vdekje.

Nisur ngakjo situatë ekspertët e shëndetit public apelojnë për masa të shtuara dhe siguri më të madhe në vendet e punës.

Lini një Përgjigje