Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, dy mjekët i shpëtojnë burgut

21 Nëntor 2025, 11:42Sociale TEMA
Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, dy mjekët i shpëtojnë

Gjykata ka shpallur fajtorë mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar për vdekjen e Dorjana Hakës, bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit, Alban Hoxha, e cila humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pas lindjes së fëmijës së saj të parë.

Elona Burba, reanimatore, u dënua me 1 vit burg që iu konvertua në 2 vite shërbim prove si edhe pezullim license për një periudhë 2-vjeçare.

Petrit Rexhepi, gjinekolog, u dënuar me 6 muaj burg që iu konvertua në 12 muaj shërbim prove.

Ndërkohë prindërit e 25-vjeçares së ndjerë pak javë më parë u shprehën se kanë 11 vite që presin drejtësi.

“Kemi 11 vite rresht që presim drejtësi pati një ballafaqim mes ekspertëve pyetje përgjigje, zgjati pak gjatë dhe u revoltova dhe fola në seancë të gjyqit, shpresoj që gjyqtarët ta marrin parasysh, më djeg shpirti, më dhemb zemra. 

Shpresoj tek një drejtësi e vonuar por jo e harruar. Dori im do drejtësi, një fëmijë që rritet pa nënë do drejtësi, ju lutem gjyqtar më shikoni, kam të drejtë prandaj kam kërkuar të merrem me gjykatat jo gjë tjetër, thjesht dua drejtësi, drejtësi pa fund”, tha Hamide Haka.

5 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

    Po te ishim ne kohen e Enverit , keta 2 mjeket do kishin marre nga 15 vjet burg dhe familjet e tyre do ishin internuar, Njeriu kapitali me i cmuar - thoshin atehere.Po tani jemi ne demokraci , kapitali me i cmuar eshte LEKU ! Jeta e njeriut ska vlere !

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironcja

      Vetem drejtesi nuk ka ketu. E embla Dori, qe nuk gezoi rinine e saj, nje femije qe nuk ndjeu dashurine e nenes, prinderit qe ka 11 vjet qe ju digjet shpirti..nuk llogariten?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironcja

        Pse nuk e publikoni komentin apo sju pelqen?

        Përgjigjjuni
        1. K
          Ka ngelur njerezimi ne dore et Zotit

          Kjo eshte shqiperia dhe ata zyrtare Gjykates dhe Prokurore qe te vrasin per se dyti ! shkelin ligjet se kane hapsire ligjore Gjykimi ! dhe ana tjeter shesin ligjet ! kundrejt Eurove ! Fatekeqesi per bashkeshortin dhe Familiet e te dyve kraheve ...

          Përgjigjjuni
          1. K
            Ka ngelur njerezimi ne dore et Zotit

            Kjo eshte shqiperia dhe ata zyrtare Gjykates dhe Prokurore qe te vrasin per se dyti ! shkelin ligjet se kane hapsire ligjore Gjykimi ! dhe ana tjeter shesin ligjet ! kundrejt Eurove ! Fatekeqesi per bashkeshortin dhe Familiet e te dyve kraheve ...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje