Një i ri shqiptar në Itali ka bërë një akt të jashtëzakonshëm trimërie dhe humanizmi. Elton Zefi, 32 vjeç, nuk hezitoi as për një sekondë kur pa një makinë të zhytet në ujërat e kanalit Battaglia në Padova. Ai u hodh menjëherë në ujë dhe arriti t’i shpëtojë jetën një biznesmeni 85-vjeçar, i cili rrezikonte të mbytej brenda automjetit të tij.
Ngjarja ndodhi të enjten, më 20 nëntor, pak pas orës 11:00. Giuseppe Salvalajo, një sipërmarrës i njohur padovan dhe themelues i një kompanie të specializuar në restaurime arkitektonike, humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal për arsye ende të paqarta. Automjeti nisi të fundosej me shpejtësi, ndërsa Salvalajo mbeti i bllokuar brenda, në gjendje shoku.
Në atë çast, Elton Zefi, i cili atë ditë festonte ditëlindjen, pa skenën dramatike dhe u hodh menjëherë në ujë, bashkë me një tjetër burrë që ndodhej aty pranë. Ata tentuan fillimisht të thyenin xhamat e makinës, por pa sukses.
Zefi tregoi më pas se kishte arritur të dallonte dorën e të moshuarit nga sedilja e pasme, ku xhami kishte mbetur i hapur. Aty ai kuptoi se kishte shpresë. Pas disa përpjekjesh, i lodhur, me këmbët e mpira nga të ftohtit dhe duke rrezikuar të mbytej edhe vetë, ai vendosi të bëjë dhe një përpjekje të fundit.
Dhe ajo përpjekje u shpërblye. 85-vjeçari arriti të dilte nga makina dhe të nxirrej në breg. Pak çaste më vonë mbërritën edhe ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa gjithë momenti u regjistrua në një video që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale.
Burri i moshuar u transportua në spital, ku mori kujdes mjekësor dhe është tashmë jashtë rrezikut për jetën. Mjeti u nxor nga kanali nga zjarrfikësit.
Ndërkohë, Eltoni është përshëndetur në Veneto si një hero i vërtetë. Ai, megjithatë, e mori gjithë vëmendjen me modesti. “Jam i lumtur që mbaruam me sukses. Gëzimi që ndjeva kur e nxorëm atë burrë nga makina ishte i paçmueshëm”, u shpreh ai. Zefi shtoi se në ato momente nuk pati frikë. “Kur sheh një njeri duke vdekur, ndoshta është Zoti që të jep forcën”.
Keta jane shqiptaret e vertete jo ata qe kerkojne te jetojne ne kurriz te tjetrit .Shqiptaret ne Shqiperi akuzojne qeverine se zoti krijon permbytjet ne te gjithe rruzullin tokesor .Pika morracakeve qe duan te jetojne me gjakun e tjetrit .
Te lumte, Meriton respekt Njerezit per dite po behen me indiferent, kthejne koken ne anen tjeter…. Pace fat.
Bashkatdhetare si zoti Zefi na bejne krenare per kombin tone dhe na perfaqesojne denjesisht neper bote
Bravo djale trim. Paç bekimin e Perendise.
Këta janë ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë sonë dhe që na nëjnë ne krenarë. Bravo djalë ,lum ajo familje që të ka! Mbarsi paç e suksese në jetën tënde!
Respekte kumar, te lumte!