Nga Andi Bica, Beti Kumi
Epiri vjen si thirrje antike , për të njohur më mirë shpirtin e mençurisë , argëtimit e talenteve dobiprurës të të parëve.
I njëjti peisazh duket se të ndjek si këtej e matanë kufirit nga Devolli në Dropull , nga Kosturi në në Konicë.
Stacioni i parë : Janina , 6 Korrik.
Janina, dikur e shënuar në një foto bardh e zi si Kryeqyteti i Epirit , na buzëqeshi e na priti krahëhapur. Zbulojmë Janinën , këtë kryeqëndër të dikurshme me bukuritë e muzeumit etnografik të ishullit në liqen.
Udhëtimi në anijen turistike ishte diellor. Duke parë në afrim ishullin e Pandelejmonit dhe Malin e Pindit , kuptuam më bukur burimin e lumit Vjosë.
Brenda në muzeun e sendërtuar me tre vila na u duk sikur hymë në Pallatin mbretëror të Ali Pashës dhe Vasiliqisë në miniaturë. U njohëm e shijuam më mirë kostumet etnografike të Jugut të Shqipërisë si Hanëmet e Gjirokastrës dhe fisnikët e Beratit , veshjet e nënave të mira suljote e zonjave hijerënda e të fisme arvanitase.
Kuptuam punët e holla e të rafinuara të argjendarëve shqiptarë në serviset e enëve shtëpiake dhe armët e luftës.
Në dalje pranë kishës së Shën Pandelejmonit , shenjtit farmacist me kutinë e barnave në duar , pamë disa guva në mal të cilat dukeshin si tunele. Brenda tyre gjallonin imazhet e murgjve dhe popullsise vendase të fshehur ndaj luftimeve në epoka të ndryshme me shtresëzime historike.
Pyetje mistike na lëvizin në mendje të frymëzuara nga filmat dhe librat e Aleksandër Dymasit dhe Sabri Godos.
Sikur Ali Pasha të jetë shkëmbyer me Shën Kozmain ose me dikë të ngjashëm dhe të jetë arratisur si murg nga ishulli nga këto tunele të natyrës? E pastaj , sikur të ketë shkuar me barka tek miku i tij arbëresh Bonaparti duke i dhuruar hartën e thesarit kontit të Monte Kristos ?
Stacioni i dytë : Kreta
Në këtë gjëndje të ëndërrt arrijmë nga Porti i Pireut në "kontinentin" e Kretës , duke u nisur me "anijen e Tezeut" që quhet Minos. Emocione e ankth për të marrë me shpejtësi tragetin në çastet e fundit të nisjes së toku me makinën tonë të udhëtimeve kulturore.
Duket sikur po shkojmë drejt Pallatit të Knosit për të dalë nga labirinti e përballur me Minotaurin.
Kreta është Kandia e moçme. Toka e Dhisë Antike e njohur si Amaltea që ushqeu Zeusin në Shpellë, duke e mbrojtur nga furia e Kronosit ( Kohës ) për të ngrënë bijtë e vet.
Zbresim pas një nate romantike në traget. Atje në pamjen e ishujve dhe aromës së detit , gjetëm në mungesë të dhomës një mundësi ndryshe për të fjetur më afër njerëzve.
E pamë veten në zgjim të rrethuar nga fëmijët si dikur heroi Enea me fëmijët Trojanë gjatë eksodit, në udhëtimin për gjetjen e Tokës së Premtuar të Dardanëve.
Heraklion , kryeqyteti diellor i ishullit Kandia që dikur vlerësohej në hartat e vjetra si një kontinent mes tre kontinenteve Europës , Azisë dhe Afrikës. Vendlindja e shkrimtarit të njohur Niko Kazanzaqis dhe piktorit legjendar El Greko. Zorba dukej se na priste në breg duke kërcyer e mbajtur një shami valltari të qeshur në dorë.
Kreta është e ngjashme në plazhet e bregdetin e saj me detin Jon. I njëjti shkëmb i bardhe me tokën e kuqërremtë , i njëjti det me gurë të bardhë si relievi nga Uji i Ftohtë i Vlorës deri në Ksamil të Sarandës. Madje shohim dhe disa shqiptarë të Shqipërisë që ia kanë dalë të ngrenë resortet e tyre në plazhet ekzotike.
Pas disa ditësh relaksi në bregun e fshatit turistik të Balit , pranë qytezës veneciane të Rrethimnios , vijuam udhëtimin drejt pallatit të Knosit.
Në Heraklion , ne soditëm hapësirat mes antikitetit dhe shërbimeve turistike. Pastaj hymë në parkun arkeologjik të Knosit në pallatin e mbretit Minos. Këtu ndjemë në zbulimin e arkeologëve britanikë , se ndërtimet e sotme bartin pjesë inxhinierike nga ky pallat që daton mijëra vjet mëparë.
Për shembull kolonat e përmbysura , katër lloje ndërtimi si me tulla të kuqe , pastaj me gurë pellazgjikë dhe mbi të gjitha muralet argëtuese të banorëve antik të ishullit tregonin për një arritje të këtij qytetërimi kreto mikenas.
Te muralet veçojmë ngjyrat e Kretës si ngjyrat e qiellit në Perëndim , roza e thekshme dhe e kaltërta fosforeshente e detit.
Pastaj vajzat shtatlarta në shërbesat festive me enët e frutave në duar si dhe kërcimin mbi demin e Kretës nga akrobatët balerinë të njohur si Tauropsikia. Ky kërcim kaluçi bart një fenomen befasues për shikuesit dhe studjuesit sot. Mposhtja e demit pa armë , vetëm përmes durimit si dhe forcës së inteligjencës është një mister për tu zilepsur dhe nga toreadorët
Megjithëse labirinti mitik rrinte i mbyllur , ne dolëm nga pallati ku Tezeu jonian mori gruan e tij të parë , Arianën dardane për tu kthyer fitimtar në Athinë. Filli ynë ishte gjuha shqipe dhe simbolet e gjetura në fronin e Knosit , Epsilon dhe Iksi, pra sipas interpretimit të Petro Zhejit me algoritmin simbolik mund të themi se :
E = X , ku respektivisht E = Zoti dhe X = ligji ?
Duket çudi në logjikën e sotme. Por ama froni i mbretit në sallë dukej në një nivel me popullin , pra shihet thjeshtësi në drejtim të pushtetit.
Vijuam udhëtimin me makinën tonë , disa kilometra lart në kodrat e Heraklionit , në fshatin e Niko Kazanzaqit në Mirtia, duke u ngjitur mes ullinjve dhe agrumeve. Në sheshin e fshatit turistik kodrinor , ku në kafene burrat luanin si kudo në ballkon e kuvendonin , hymë te një shtëpi pranë ish shtëpisë së tij të improvizuar me relikat e njeriut të letrave helene. Atje na pritën me simpati dhe na lanë të hynim falas punonjësit e muzeut të vogël , kur i thamë se vinim nga Tirana për të parë shtëpinë e shkrimtarit të njohur, që çuditi botën me personazhin popullor të Zorbës aq të dashur për njerëzit.
Në katin e parë nëpër stenda përveç llullës së shkrimtarit , këmishave e rrobave të fisme , na befasoi këndimi i poemës së tij Odisea me shumfish të katër nëntave si numër vargjesh. Pastaj befasoheshe nga instalacjoni i një anijeje të drunjtë si skelet balene nga e cila dëgjoheshin vargjet të recituara e të muzikuara për vizitorët , duke të përfshirë në ëndrrën e udhësit , një tjetër epirotasi të njohur për mëndjen e fortë.
Më sipër , pasi shijuam dokumentarin mbi jetën e shkrimtarit të dashuruar me gruan e tij të dytë Helenën , pas jetës me Galatean dhe udhëtimin në thuajse të gjitha kontinentet si protagonist aktiv me fjalën e intelektualit , kuptuam se ai përfaqësonte një odise më vete protagonizmi me penë në luftërat e Kretës, për pavarësi e njohje të vlerave kulturore.
Pastaj pamë në stenda titujt dhe kujtuam librat e tij "Kapedan Mihali" , "Jeta e Aleksis Zorbas" , " Letër El Grekos " apo "Krishti kryqëzohet përsëri" , të cilët kanë frymëzuar regjisorët hollivudianë për filma të vlerësuar ndërkombtarisht e të shikuar dhe sot nga publiku.
Zorbën , të cilin mund ta njohim dhe si shqiptarin e Maqedonisë sepse vinte prej andej si thotë autori Kazanzakis , personazhin që ngrihej mbi vallen e tokës ose të Osman Takës , e përqafuam në mënyrë imagjinare si simbol i njeriut të lirë , dinjitetit dhe aftësisë për të dalë sipër problematikave të kohës.
Hipëm në tragetin e Minosit dhe lundruam drejt Athinës.
Stacioni i tretë : Athina.
Patjetër që ngjitja në kodrën e tempullit të Zeusit dhe Athinës , hyjneshës së Mençurisë dhe Zotësisë me simbolikën e pemës së ullirit , na bëri më të durueshëm në pritjen e gjatë për të hyrë, ngjitjen e shkallëve të Akropolit ku mijëra vjet mëparë , shëtisnin Platoni me Aristotelin , ku Shën Pali me diplomacinë e tij i dha helenëve besimin e Krishterë duke predikuar me fjalimin e thurur mprehtësisht , kalimin nga Zoti i Panjohur tek Zoti NJË dhe Shpëtimtari i Botës.
Na impresionoi lutja bekuese e një Rabini hebre te shkallët e Akropolit , kur i thamë se vinim nga Shqipëria , vendi që strehoi më mirë popullin e profetëve të testamentit të vjetër gjatë luftës së dytë botërore.
Akropoli ishte në restaurim dhe kështu nuk arritëm të hyjmë në tempull. Por pamjet nga lart , fotot e takimet me turistët ishin nga më energjiket. Na befasonte vendosmëria dhe besimi i popujve anglosaksonë e rusë në ngjitjen e lartësive edhe pse në rininë e katërt ose i kishin kaluar të tetëdhjetat dhe sikur kërkonin të jetonin shëndetshëm me këtë ngjitje.
E përshëndetëm , Athinën si entitet gjatë zbritjes sonë me mirënjohje për vlerat e qytetërimit Epirotas. Kjo dijebërje e dashurisë rizgjoi brenda nesh kulturën e parardhësve. Pimë ujë nga çezma e kodrës së saj dhe morëm hov për udhëtime të reja.
Stacioni i katër : Orakulli i Delfit.
Gjatë rrugës u ndalëm në Parkun arkeologjik të Delfit.
Ky park i ngritur mbi kodër ishte i ngjashëm me Apolloninë e Fierit dhe Ardenicën e Lushnjës , teksa deti dukej në lartësitë pllajore veshur me ullinj.
Pas impresionimit nga statujat e florinjta të zotave paganë të arteve dhe natyrës si Apolloni e Artemisa në flori dhe dru të ngjyer , shikimin na e pasuroi dhe ekuestri i karrocierit të Delfit. Një shtatore e konservuar me portretin e djaloshit aq të njohur në enciklopeditë e artit botëror.
Jashtë mbi kodër u ngjitëm në partenonin mes dy kolonave unikale me formë spirale në nga më antiket ku shkruhej dhe formula esencë e qytetërimit : " Njeri , njih vetveten. " evoluar tek :
" Të lirojmë e shpëtojmë Zotin brenda vetes nga skllavëria e re ose robotizimi. "
Forma vezake në relikat e tempullit të Demetrës dhe mekanizmi i pjellorisë së gruas si klinikë antike fertiliteti të mbante gjatë më meditim prej nga vjen e si krijohet jeta e njeriut mbi tokë.
Stacioni i pestë : Teba.
Thamë ,thyem , themeluam. Petro Zheji.
Ditën tjetër e kaluam në Tebë ose Thiva.
Një qytet i njohur i krijuar nga babai i Ilirëve , Kadmi, alktualisht i njohur për praninë e shumë shqiptarëve të Shqipërisë dhe arvanitëve që flasin në shtëpitë e tyre gjuhën tonë.
Në qytetin e heronjve të antikitetit dhe komandantëve të njohur, shkuam në shtëpinë ku ka lindur Herkuli dhe pamë bëmat e tij të fëmijërisë.
Pastaj shikuam një film dokumentar për heronjtë si Edipin dhe mundjen e Sfinksit me gjëzën e Njeriut dhe Kadmin e Harmoninë si themeluesin e qytetit dhe babain e Ilirëve të Jugut që i shpëtoi jetën Zeusit me flautin e tij hutues .
Patjetër dhe strategët si Epaminonda dhe Pelopida të dashurit e virtytit me shtatoret e tyre të realizuar mjeshtërisht i vlerësuam teksa rrinin mirë në parqet e vogla të qytetit.
Stacioni i gjashtë : Meteora .
Në kthimin drejt kufirit me Shqipërinë u ndalëm në Meteora.
Në qytetet e Epirit shihje lisa të moçëm ku si në antikitet mblidheshin të organizuar në bare e restorante të rinj për të qëndruar përreth tyre e zhvilluar jetën sociale si një ritual i së përditshmes .
Qyteti turistik i gurëve të stërmëdhenj na fliste me gjuhën e qytetërimeve të shkelura në Matera të Puljas në Itali dhe Kapadokia të Nevshehirit në Turqi.
Patëm fatin të qëndronim pranë disa kishave shpella si ajo e Shën Andonit të Madh , pastaj ajo e Shën Dhimitrit , por mbi të gjitha shijuam peisazhin diellor mbi shkëmb në Perëndim si një hipnozë romantike mes turistëve të kombësive të shumta. Më poshtë në Kastrat dhe në Kalohora pamë sesi organizoheshin sofrat me fruta deti dhe suveniret e shenjave dhe arketipeve bizantine të ruajtura me dashuri dhe fanatizëm nga murgjit. Këtu shkelëm dhe prekëm atë korale gregoriane të Jan Kukuzelit muzikantit nga Durrësi që krijoi shkrimin muzikor bizantin si dhe pamë zgjatimin perëndimor të principatës së kastriotëve.
Stacioni i fundit Konica. 18 Korrik.
Vijmë më pranë kufirit të tre urave të Leskovikut në qytezën e Konicës.
Këtu duke ecur nëpër kalldrëme dhe të rrethuar nga vila të gurta gri si ato të Korçës vijuam të ndjekim nga ballkoni i një prej mjediseve turistike perëndimin mbi lumin Vjosë nën tingujt e bluzit.
Kujtuam bijën e këtij trualli , këngëtaren si Hafize Leskoviku që i prrallte bujtësit e tavernave me zërin e saj të ngjirur ëmbël si dhe dëgjuesit koleksionistë të disqeve muzikore në shekullin e shkuar.
Udhëtimi drejt Epirit pati dhe stacione të tjera si Arta , Amfilokia ose Trikalla por mund të themi se në secilin hap ndjemë se ishim pjesë e të njëjtës kulturë Ilirisë së Shenjtë.
Madje në katedralen e Artës që shërbente si një muze i artit bizantin , në qytetin e Pirros së Epirit , në gjirin e Ambrakisë , ndjemë dhe kuptuam vlerat e Bizantit dhe kultit të Shën Marisë si dhe familjeve fisnike të perandorëve ilirë që drejtuan për një mijë vjet Romën e Lindjes .
"Çdo gjë e bukur e ka një fund." Këto mendonim duke kaluar në kufirin e Shqipërisë, ndërsa ndjemë një lehtësim duke ardhur natën në qytetin e gurtë hënor të Gjirokastrës , sepse vumë re se ndryshe nga dikur , pamja dhe peisazhi andej dhe këndej kufirit ishte e njëjtë në kualitet. Katedralja e Shën Marisë në Dropull rrinte e hapur për të gjithë dhe e ndriçuar 24 orë po kështu dhe pedonalja e Xhamia në Qafën e Pazarit e punuar nga mjeshtra guri , ndriçonte nga sheshet e xhirimit të regjisorëve të rinj në frymën e Felinit.
Na jehon në veshin e brendshëm Thirrja e Zorbës , mikut të librave të lexuar mbas gjimnazit në vitet '90. Kujtoj përkthimin elokuent të Stavri Dajos , i cili erdhi si një dhuratë dorazi zemërsisht nga artistja Eleni Laperi mike e familjes. Kjo ëndërr kulturore u realizua për ditëlindjen time vetëm mbas shumë vitesh si një udhëtim mrekullibërës dhe na përfshiu në valëzimin pasurues në imazhe e përjetime.
Zorba duke u zgërdheshur do na thoshte të trokisnim gotat e të kërcenim:
"Ha , ha , po hajde o sevdalli i Lalës sepse dhe Zoti natën e festës zgjodhi të dashurohej e udhëtonte ! "
Në dialogun me njëri tjetrin , e përfytyrojmë Europën nga miti si një grua hyjneshë të bukur të rrëmbyer nga Zeusi në formën e Demit të bardhë, për të kaluar detin dhe mbretëruar në Ishullin e Kretës. Ja pse Kreta shihej si kontinent. Shën Pali kur udhëtoi me anije nga Kreta dhe shkeli në Iliri e Maqedoni tha se këtu fillonte Europa sipas tij. Ndaj dhe besojmë se Evropa e bukur si në fillim do të jetë e dashur për të gjithë.
Se c'lidhje kane korraket sunite or shiite shqipfoles Bic e Kume me mbrekullite e Orthodhoxise Greeke apo edhe arvanitese nje.... allah e di!!!
Orthodhoksia në Epokën e Bronxit o të q!fsha mëndjen?!
Artikull limonate jasht çdo konteksti real qe ka toka e nentoka Epire, sot ne Shqiperi greket e Shqiperise ne librat e tyre te botuar ne gjuhen shqipe shkruajne: Etnografia, ritet,zakonet, veshjet dhe konstrukti shpirteror i grekeve te Shqiperise ishte dhe jane plotesisht Epirote, dhe Epiri nuk ka qene Iliri e as Shqiperi por Greqi. "Patriotet" bandit turko-shqiptar kane djegur e plaçkatiur greket e Shqiperise duke i detyruar te emigrojne ne Greqi. Botim i vitit 2020