Treni Tiranë-Durrës, 193 mln lekë për shpronësimet

26 Korrik 2024, 21:40Sociale TEMA
Treni Tiranë-Durrës, 193 mln lekë për shpronësimet

Rreth 193 mln lekë është vlera totale paraprake e shpronësimit për pronat që preken nga projekti hekurudhor Tiranë – Durrës – Rinas.

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka shpallur listën me 74 pasuri të paluajtshme ku kalon gjurma e hekurudhës, teksa personat që janë pjesë e saj apo ata që nuk figurojnë në listë do të duhet të shprehin dakordësinë apo pretendimet e tyre, në mënyrë që më pas t’i hapet rruga përfundimit të procedurave të shpronësimit.

Përfundimi i këtij procesi është kyç për të vijuar me punimet në këtë linjë hekurudhore, kryesisht në degëzimin e ri drejt aeroportit të Rinasit që është gjurmë tërësisht e re.

Sipas të dhënave të bëra publike pak kohë më parë, aktualisht në këtë vepër hekurudhore kanë përfunduar 70% e volumit të punimeve dhe 90% e veprave të artit. Megjithatë sfidë mbetet sigurimi i financimit për elektrifikimin e saj, pasi projekti fillestar nuk e kishte parashikuar.

Vënia në funksion e kësaj linje pritet t’i japë një hov transportit hekurudhor në Shqipëri, duke sjellë jo vetëm ulje të kostove të transportit për udhëtarët dhe mallrat, por edhe ulje të ndjeshme të emetimeve të gazeve me efekt serrë e rrjedhimisht përfitime mjedisore dhe shëndetësore.

Sipas deklaratave të fundit, punimet parashikohet të përfundojnë në mars të vitit 2025.

5 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni

    Do te shpronesohen grabitesit e tokave, ne vend te burgut ne Albamnistan merr para te thata ne dore. Pronaret e vertete t'a mbajne me dore.....

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muli

      Jojo...nuk eshte elektrik! Nuk eshte e sakte foto

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        O njerez pa moral kush i shkateroi hekurudhat ne shqiperi ? Ne vend qe te thoni faleminderit qe po ringrihet ju shani .

        Përgjigjjuni
        1. A
          Anti - Zyba

          NUK eshte Tirane - Durres, por Vore - Durres. Gjithe bota i ka stacionet e trenave ne zemer te qyteteve. I ka te bukur e te dekoruar i ka njerezore e funksional. i ka te miremenduara si vende ku njerezit marrin nje udhetim e kur udheton nje njeri ka geim po rka edhe hall. Per kete arsye jane menduar te jene sa me te kollajshem per tu arritur, nga te gjithe. Imagjino nje mama me 2 femije, me canta, me karroca qe do te marri trenin. Erion Veliaj i thote zvarritu me femijet, me cantat me karrocat me 2 femijet deri ne Vore (me para ekstra) dhe merre trenin ne Vore. Imagjino nje 80 vjecar qe i thua - Shko ne Vore per te marre trenin qe quhet Tirane. Keta jane MONSTRA. Toka e Stacionit te vjeter aty ishte vetem duhej Modernizuar e zgjeruar. Por e prishi qe ta japi si truall per ndertime se do te vere gjoba per te leshuar lejen e ndertimit per godina private. Tirana e kishte nje stacion treni qe duhej modernizuar jo zhdukur e transferuar ne Vore. O popull ju perdhunojne ne cdo vendim qe marrin cohuni e perdhunoini edhe ju se nje jete keni nuk do jetoni 35 here.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Detari

            ai popull ate votuan ate meritojne. pik.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje