"Tualeti me dritare është luks sot në Tiranë" - Konsultenti i shitjeve: Ja çfarë fshehin, kur thonë "apartament okazion"

2 Mars 2024, 18:27Sociale TEMA
"Tualeti me dritare është luks sot në Tiranë" -

Konsulenti imobiliar, Orgest Beti, është shprehur se banesat nxirren në okazion kryesisht vetëm kur kanë një defekt.

Komentet Beti i bëri në Euronews Albania, ku tha se qytetarët duhet të shohin edhe cilësinë e ndërtimit dhe jo vetëm çmimin.

Ai shtoi se shumë ndërtues kursejnë te materialet, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë dhe në përfundim nxjerrin ndërtime pa cilësi.

Sipas tij, në pallatet në Tiranë, të kesh sot dritare në tualet, është luks.

“Një pjesë e madhe e njerëzve, kur nisen të blejnë një apartament, shohin nëse ka okazion. Por nuk shohin cilësinë e ndërtimit, vendin e ndërtimit, etj.

Kursimi i ndërtuesve te materialet e ndërtimit, përkthehet në fund te cilësia. Kabujt e aspirimit janë me 3-5, varet nga ngarkesa që do të mbajë.

Pra nëse duhet të marrë një material me 7 lekë, ai merr një material me 4 lekë.

Pra okazion duhet të kuptojmë një sërë elementësh, jo vetëm çmimi.

Askush nuk e nxjerr përgjithësisht një banesë në okazion, nëse nuk ka një defekt, ose kur ka nevojë për likuiditet ndërtuesi, çka nuk e vëmë më re te ndërtuesit, pasi ata kanë 30 vite dhe kanë krijuar kapital për t’i mbyllur ndërtimet.

Të kesh sot dritare në tualet në pallatet në Tiranë, është luks”, tha Beti.

4 Komente

  1. E
    Emre

    Ca tha ky mi?!

    1. A
      Alb

      Nuk ka faj ky që e ka thënë, sepse ky ka qenë në ndonjë emisionin televiziv dhe duke bërë bisedë normale. Mes të tjerash ka thënë edhe këtë për banesat. Ngrihet gazetari, e merr këtë pjesë dhe e bën sikur është një lajm kush e di se çfarë.

    2. M
      Mos bli

      O njerez mos u beni budallenj dhe blini shoi me kto cmime. Fluska do plasi dhe do ngeleni te gjithe me gishte ne goje. Good luck

      1. A
        Ardi

        Mashtruesit e ndertimit ( Jo te gjithe ) dhe a to te axhensive do hane njeri tjetrin . Jane 50 mije ap te pashitura. Emigrantet nuk kthehen ,refugjatet qe vijne nuk kane buke te hane ,pensionistet italiane Jane me gishta do ti bien kokes ,shqiptaret e ndershem nuk i blejne dot. Keshtu shume shpejt do plasi bomba dhe cmimet do pergjysmohen ,ndofta dhe do shiten badiava. Mos blini o milet dhe shume shpejt do te me Jepni te drejte. Parate e drives ,do mbarohen ,cilesia ,likujditetet ,mashtrimet ,afaet etj do ti detyrojne hajdutet te Marin borxhe dhe te shesin badiava.mos u mashtroni ,o njerez te ndershem ,ndertuesit nuk njohin ndershmeri.

        Lini një Përgjigje