U nda nga jeta pas një arresti kardiak, homazhet për gazetarin Artur Zheji do të mbahen nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

24 Gusht 2025, 10:43Sociale TEMA
U nda nga jeta pas një arresti kardiak, homazhet për gazetarin Artur

Homazhet për gazetarin dhe publicistin e njohur, Artur Zheji do të mbahen të hënën, më 25 gusht, në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura.

Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00-12:00, dhe më pas do të përcillet në banesën e fundit pranë varrezave të Tufinës.

Gazetari u nda nga jeta një ditë më parë pas një arresti kardiak, teksa ndodhej me pushime në Sarandë. Zheji po festonte me familjen datëlindjen e të birit, Patrik, në një restorant dhe nuk është ndjerë mirë. Ai u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit të qytetit, por mbërriti atje pa shenja jete.

Për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta reaguan figura të medias, por edhe të politikës.

Artur Zheji ishte i angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si tek RTSH, ATSH dhe gazeta Mapo.

Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive. Që nga viti 2017, ai drejtonte emisionin politik dhe analitik "360 Gradë", një tryezë debati dhe analize për çështjet të vendit dhe botës.

 

2 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Gjithe bota e kulturuar kristiane i dergon njerezit ne ceremony mortore ne kishe,komunistat e tredhur (atheoi) i dergojne ne parliament a universitetete....!?

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      Nuk Thuhet Arrest kardiak por Ndalim kardiak ose ma shqip : Ndalim zemre. Arrest = Arrestim ne termin juridik.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje