Unaza e Madhe përfundon në 31 dhjetor

8 Maj 2024, 21:50Sociale TEMA
Unaza e Madhe përfundon në 31 dhjetor

Unaza e Madhe e Tiranës përfundon në datën 31 dhjetor të këtij viti. Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije ecurinë e punimeve në këtë vepër infrastrukturore, për të gjithë lotet ku është duke u punuar aktualisht.

Në fazë më të avancuar është loti 2, me 93% të realizuara. Ndërkohë që, sa i takon loteve 4, 5, 6 dhe 7 që përfshijnë unazën e jashtme, volumi i punimeve varion midis 36 – 65%.

Unaza e jashtme e Tiranës fillon në afërsi të Shkozës, duke zbritur në faqen veriore të Kodrës së Priftit, drejt zonës së Kinostudios. Më pas segmenti vazhdon drejt veriut, zbret drejt lumit të Tiranës e më pas bëhet bashkimi me segmentin Babrru – Bregu i Lumit – Kthesa Kamëz.

Punimet në lotet 4, 5, 6 dhe 7, ku aktualisht po punohet kanë ecur me ritme të ndryshme, për shkak të procesit të shpronësimeve për banesat që preken nga projekti. Ndërkaq, sa i takon urave mbi lumin Tirana, ecuria e punimeve ka arritur në masën 46.4%.

Unaza e Madhe e Tiranës financohet nga buxheti i shtetit, ndërsa është konsideruar një ndër investimet publike më të rëndësishme. Ndërtimi i këtyre lot-eve do të shënojë dhe bashkimin me segmentet e përfunduar tashmë, duke sjellë lehtësim të trafikut në kryeqytet.

2 Komente

  1. P
    PO ME KẼTẼ RRUGẼ Ç’KANE XHANẼM?!

    Po rruga e Nroqit mor zoteri ?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kapterri

      I dyshimte afati i perfundimit qe thote Edi.Nuk e besoj se ja arrisin ta perfundojne.Ishalla te jem gabim

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje