Van Horn takohet me ministren e Shëndetësisë: Zbulohet tema e diskutimit...

21 Janar 2026, 18:30Sociale TEMA
Van Horn takohet me ministren e Shëndetësisë: Zbulohet tema e

E dërguara e SHBA-ve në Tiranë, Nancy Van Horn, është takuar me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, ku kanë diskutuar pikat e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, me qëllim transparencën dhe transformimin e sistemit, ku u ofrua edhe kontributi i teknologjisë amerikane dhe farmaceutikës.

“Në takimin e tyre të parë zyrtar, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala diskutuan se si inovacioni dhe transparenca mund të transformojnë kujdesin shëndetësor”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.

Dhe më tej theksohet ofrimi i ndihmës amerikane:

“Ato shqyrtuan se si kompanitë farmaceutike dhe teknologjia amerikane mund të përmirësojnë ofrimin dhe cilësinë e shërbimeve të shëndetit publik për të gjithë”.

Lini një Përgjigje