Vangjeli më i famshëm i Vlorës!

17 Gusht 2024, 09:35Sociale TEMA
Vangjeli më i famshëm i Vlorës!

Një nga restorantet që njihet më shumë në Vlorë është restorant Vangjeli. Aty gatuan Vangjel Kamberaj, ose nartioti.

“Kështu më thërriste Enver Hoxha, kur peshkonte në Drilon dhe unë isha kamarier", tregon për vitin e largët kur pas shkolle punoi disa vite në shtëpitë e pushimit ku shkonte Hoxha, Pogradec e Vlorë.

Pas kësaj, nxënësi i dalluar i Evgjeni Harizit të famshëme, drejtoi mensën me 485 punëtorë në Triport.

Dhe nuk iku më kurrë nga aty. Në një cep të asaj mense dikur të madhe dhe plot histori, ka hapur një restorant të vogël dhe të veçantë për një arsye: është plot gjithmonë.

Tani po bëhen 50 vite që punon, kështu që ka dalë në pension.

“Vajzat e gruaja punojnë, tani. Unë vij vetëm në orën 3 të mëngjesit, marr peshkun, bëj gati kuzhinën dhe kur zgjohen ato, këtu është gati. Po vajzat më thonë, që njerëzit vijnë për mua, ndaj nuk dimë si do ia bëjmë me këtë pensionin tim“, tregon ai për Dritare TV.

Vangjeli është dëshmitari dhe tregimtari më i mirë i Triportit. Ka gatuar për njerëzit që e ngritën. U ka dhën bukë njerëzve që ikën me anije nga Triporti në Itali.

"Ata donin vetëm bukë thatë"- kujton ai. Pastaj ka parë njerëzit që e shkatëruan Triportin.

"E vodhën të gjithin në 97-ën. Atëherë pamë tmerrin me sy, ne dhe Triporti", tregon Vangjeli që nuk e la as atëherë atë vend.

Edhe tani që në Triport ka rinisur puna, për të bërë portin e ri, përsëri ata që punojnë, hanë te Vangjeli. Se nuk ka Triport pa Vangjelin, po as Vangjel pa Triportin.

“Nuk iki unë jo, po vajzat më thonë, na le këtu. Une i mbajta, edhe në 97-ën, kur ikën dhe policët, une i mbajta këtu, po tani nuk do i mbaj përgjithmonë. Ato e dinë vetë", thotë nartioti nga Koculi.

Se në fakt ai është lab i pagëzuar. Dhe është nostalgjik për kohën kur ishte aty ku peshkonte Enver Hoxha, por edhe për kohën kur shkonte në protestat e Berishës.

"Jam i djathtë, - thotë. Po më shumë dua Adem Jasharin. Se ai dha jetën për lirinë".

Vangjeli të çudit e të kënaq me peshkun më të mirë të Vlorës dhe më të lirin.

"E kapim vete. Pse të rris çmimet. Dhe bukën e kemi tonën, e bën gjineka ime", shprehet ai.

 

23 Komente

  1. K
    Kolegu i SPAK-UT

    Servilizmi me bet 1000

    Përgjigjjuni
    1. 6
      60 vjec

      autoreklame e shpifur...ka ikur koha kur njeriu lavdron njeriun,,,tani njerezit lavderojne veten...une dhe vetem une,,,ska tjeter...bejne sikur kane zbuluar plutoniumin...kuzhinier hesapi...ka me mijera..zanat grash....ne kohen e diktatures, kuzhiniere, banakiere, magaziniere, etj etj etj, kane qene spiunet me te ndyre te sigurimin...dhe perse ?...per ti shpetuar lopates si tjeret dhe per te vjedhur...

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        Jo mor shok, jo. Eshte kulture, me sakte ky njeri kurre nuk ka dale nga guaska e tij

        Përgjigjjuni
      2. R
        Respekt nga ks

        Njeri i sakte, qytetar i pergjegjshem ( perjashtuar anen politike se te gjithe nje m.. jane).

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kritiku

          Redaktoni shkrimet, or drejtues te Tëmë të sëmës! "Pas kësaj, nxënësi i dalluar i Evgjeni Harizit të famshëme, drejtoi mensën me 485 punëtorë në Triport. Dhe nuk iku më kurrë nga aty. Në një cep të asaj mense dikur të madhe dhe plot histori, ka hapur një restorant të vogël dhe të veçantë për një arsye: është plot gjithmonë. Tani po bëhen 50 vite që punon, kështu që ka dalë në pension." Keto qe keni shkruajtur as nje femi i shkolles fillore nuk i shkruan keshtu. Jeni ne vete, ju qe keni punesuar analfabete funksionale?

          Përgjigjjuni
          1. m
            mirel

            o Kriktiku, ka ndonje cope idioti qe te behet gazetar, dhe te shkruaj per Vangjelet dhe Antoneten e Dhimes se tortes se Belindes? Ja, keta duhen per gazetare? Famsheme, thote gomari qe e ka shkruar. Ose gomarica.. Vangjeli vete eshte lab me gjineke Ka dhe cepin e menses ku hanin 485 vete. Kush ja dha mensen labit nartiot? Ti thosh narqot te pakten, se keshtu e kane si llagap

            Përgjigjjuni
          2. N
            Nje koculiot

            Jo more ! Nga Koculi ? Po si qenke konvertuar ne narqot ( Jo se ata nuk Jane te mire ) , se koculiot jam dhe une . KY fshat eshte unikal , eshte si nje vellazeri , ku , edhe sot martesat nuk lejohen . Kesisoj , edhe pse te larguar e merguar ne te gjitha anet e Botes , ne e njoh mire Njeri- tjetrin . Ti duhet te jesh djali i Elham Abazit ( Kamberaj ) ose Guriut ... Mos e harro dhe mos e nderro emrin e vendlindjes , se eshte emer I madh ne historine e Vlores dhe Laberise , tjeter gje qe komunizmi e mbuloi me pluhurine e harreses .

            Përgjigjjuni
            1. T
              Toto

              Ik ore Sunnit Turk Elham .nga vjen emri Ty cfare krenarie keni juve me emra Turq.Pasi u qite 500 vite me Turq ta kane fajin Narqiotet Ty.juve I ndroni emrat si fryn era dava Islami gjelle qensh…ja Ky fuksi na hiqet dhe I djathte si Sali muti komunista moterqira shesin dhe grate

              Përgjigjjuni
            2. Çeço Bino, Koculjot.

              Po the qe dua Adem Jasharin, i ke thene te tera ato qe as ti vet se di se çfar ke thene.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Toni

                Pavarsisht cfare thote eshte burre me zemer te madhe dhe shume mikprites.

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zaza

                  Qenka pak i semure ky vangjo se ska mundesi vlonjat te shkoje pas saliu qe e dogji vrau vloren. Mund te jete bastard o vangjo m

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Amalija

                    E semure je ti qe vete mbrapa nji kryehajduti. mashtrusi qe c'populloi vendin e varferoi deri ne extrem nji imorali qe ka bere plazh pa breke,broke, te pelqen

                    Përgjigjjuni
                  2. V
                    Vladimir

                    Shkruajne ata qe nuk e njohin Vangjeli! Me vjen keq. Kam patur rast te ushqehem ne menxen e thjesht te tij. Vangjeli te pret si mik e si shok, te ushqen me bio, peshkut te eger i thote i eger dhe peshkut te vaskave i thote peshk vaskash, ta mbush tavolinen plot, nuk te ofron tangerllek dhe merr nje çmim qe me te vertet te arsyeshem. Pune te mbare Vangjel, je i rralle ne ket bote plot me mashtrues qe duan te behen milionere ne nje dite. Sa here te me bjeri rruga me ke aty.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Ana

                      Ndaj te njejten gje.

                      Përgjigjjuni
                    2. P
                      Populli

                      Ky eshte restorant dhe hahet shume mire dhe lire Gatimi eshte i pelqyeshem Te tjerat nuk kane rendesi

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Konkurence

                        Konkurence paska bo te veten, e paskan falimentu kete Vangjelin prandaj po i bohet reklam

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          S.B

                          Njeriu puntor jeton i lumtur

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Malo

                            Kush ka hyre ne ambientet e gatimit la pare se sa shijshem ushqehesh te vangjeli,pa ofenduar Vangjelin duhet thene qe guzhina duhet nderruar totalishte qe nga Tiganet etj,se Vangjeli me 1 lt vaje skuqe nje Kv peshke edhe e mbante per muajin e dyte.

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vlonjati

                              vangjeli eshte nje cope rrot kari

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                NJE SHQIPTAR NGA JUGU I VENDIT

                                Sepse ti qe shkruan si @Vlonjati nuk ke asgje te perbashket me vlonjatet , por me Bjeshket e Namuna te bajraktarit serb te Vicidolit !

                                Përgjigjjuni
                              2. H
                                Hsjde tope peshkaqeni

                                O gazetar !Oooio Gazeteeeear! Të marrte purtha shalët ,opo jeni në të apo jo , Kam ngrenë peshk te Vangjeli ,lirë e ka sepse lirë e blente ,se Vangjeli nuk di not sepse nuk di nga lidhet peshku ,po ta pyesësh sigurisht do thotë na bishtiii Vangjeli e skuq mirë peshkun sepse ja di hilenë vajit ,e provon vajin për temperaturen që skuq më mire ,por a e di si e provon me pështymë ,pështyn dy tre herë dhe në vartesi te sterklave qe ngrihen nga vaji për shkak te pështymës se tij dhe zhurmës kërcëllitese ai e kupton se duhet filluar lufta për skuqje dhe kaq ,po ju ndodh një dorë ulli mire domatet nuk e di sot por maqhere domate me lesh kishtebdo prisje 15 min për sallaten sa te qethte mykun e tyre se tharetiren e shtonte në vënd të limonit Po tiganët e skuqjesl ke pare o mjeran gazetar ? Po që Vangjeli nuk është Nartiot e di ?! Besoj se jo ,po ta thom unë Shoku Vangjel eshtë kollovar në Narte Po kartopecetat i përdore? Ato kur fshihesh fillojnë dhe turren në dy anët e fytyres vesh në vesh dhe goja në aks ,por po nuk ktheve të lash fytyren gjëkund rrugës mbijnë dhe të bëjnë BABO Vangjel Tani për ç'ka shkrove do të shtoja, a e pyete Vangjelin ç moshë ka ? Në vitin 97 Vangjeli mund të ketë qënë diku rrotull 40 deri 45 vjeç ,Enver Hoxha në se do rronte në 97 do të ishte diku tek 89 vjeç ndersa Vangjeli "ushtarak"dmth 23 vjeçar i bie të ishte diku midis viteve 1978 deri 1981 dmth 2 deri 3 vite para ndarjes nga jeta dhe në fakt nga të shkruarat ,degjusrat e kohës ai preu ardhjen në Vlorë dhe ishte në monitorimntë rreptë të sëmindjes prandaj mos fluturoni dhe i lnl gomarllëqet Duket të ka zënë vënd peshku por më shumë vaji i prshkutbimbetur në tigan që ti do ta hash se ty do ta futë Vangjus Tani u bënë dy në Vlore ,Çapedani me kapele Kapiten vaporri i cili shikon Italinë nga Moçalja dhe gazetarja siç e thotë Kapideni e vervit në publik dhe prite kur te japën ndonje tele reportazh se si theret Tono si thahet lëkura dhe si bëhen bërxollat me tono ,si piqet në hell si tridhet që të shëndoshet por të mos bëjë fëmijë etj etj I therrisni mëndjes ju si gazetare se na meruat,morë këta qe nuk mbahen po Ju ,nuk ju paguajnë pronarët ? Turp 1000 herë turp për këtë llum gazetaresk

                                Përgjigjjuni
                                1. .
                                  .Nartqoti i Synetyzuar

                                  O te qifsha Adem Kasharin kuptohet qe paska qene spiun ky guzhinjeri i peshkut.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sirme Suloj

                                    Njeriu korrekt ka qene do jete dhe eshte shembull me stelle dhe educate familjare keta njerez kane pare punen e Tyre pa here ne konflikte kur jane shkelur te drejtat e proves me manipulate ne shume forma respekte per familjen dhe punen e zoteris

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje