Prej më shumë se dy vitesh, Shqipëria dhe Mali i Zi, kanë planifikuar të ndërtojnë së bashku një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin – komunën më jugore të Malit të Zi dhe vendpushimin e Velipojës në Shqipëri. Vepra duhet të përfundonte në gusht të këtij viti, por verifikimet e Faktoje tregojnë se afatet janë shkelur. Projekti i urës mbi Bunë me vlerë 20 milionë euro do të nis zbatimin në fund të këtij viti, ose fillimvitin e ardhshëm.
Nga Esmeralda Topi
Dy vite më parë, gjatë një takimi të nismës Ballkani i Hapur në Ohër, kryeministri shqiptar Edi Rama e njohu kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç me projektin 3D të urës mbi lumin Buna, një ide e hedhur më herët nga Abazoviç që parashikon të lidh Velipojën me Ulqinin.
Projekti u konkretizua në një Marrëveshje Bilaterale mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, më 27 shkurt 2023 në Podgoricë. Në mbledhjen e dytë të përbashkët mes dy qeverive, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç nënshkruan Deklaratën e Përbashkët dhe Marrëveshjen Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna me vlerë 20 milionë euro.
Projekt-idea mbi urën që do të lidhë Velipojën me Ulqinin ishte përgatitur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Projekti teknik i urës, përgatitja e buxhetit, lejet e ndërtimit duhet të përfundonin deri në shkurt të vitit 2023, për t’i hapur rrugën punimeve në terren. Si afat për përfundimin e veprës planifikohej gushti i këtij viti.
Verifikim
Koha tregoi që afati i premtuar për përfundimin e veprës u shkel. Nga verifikimet e Faktoje rezulton se për veprën që planifikohej të inagurohej këtë muaj, nuk kanë nisur ende punimet në terren.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit thotë se punimet për projektin pritet të fillojnë në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit 2025.
"Kohëzgjatja e zbatimit për këtë projekt është parashikuar të jetë 24 muaj. Si rrjedhojë, punimet pritet të përfundojnë në fund të vitit 2026 ose fillim të 2027-ës" thotë FSHZH, pa dhënë arsye për shkeljen e afatit.
Paralelisht me ndërtimin e urës, Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se do të hapet edhe pika e përbashkët e kalimit kufitar, e cila do të bëjë të mundur aksesin e këtij investimi nga qytetarët.
Turizmi kërkon vepra
Ndërtimi i urës mbi Bunë dhe lidhja e dy qendrave të mëdha turistike, do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, tha për Faktoje kryetari i Shoqatës së Turizmit, Zak Topuzi.
“Është ndihmë shumë e madhe për turizmin shqiptar, edhe për ata që duan të shkojnë në Mal të Zi. Dhe jo vetëm thjesht për turizmin shqiptar, sepse do të jetë një urë lidhëse e mirë edhe për turistët shqiptarë të Kosovës që vijnë nga diaspora dhe bëjnë turizëm në Shqipëri.” – shprehet ai duke shtuar se ndërtimi i kësaj vepre duhet të nisë sa më parë, për këtë arsye:
“Me lirimin e vizave për Kosovën ne rrezikojmë pasi atyre u është hapur një rrugë shumë interesante për të shkuar në Greqi. Prandaj ndërtimi i kësaj ure që krijon lehtësi dhe shkurton distancën na ndihmon në një moment si ky, ndaj duhet bërë sa më parë. Jo thjesht të mbetet një projekt”- argumenton kryetari i Shoqatës së Turizmit.
Projekti
“Ura mbi Bunë”, është një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, duke shkurtuar distancën mes Velipojës dhe Ulqinit nga 73 km në 300 m.
Sipas projektit, ura mbi lumin Buna do të lidhë fshatin Pulaj të Velipojës dhe Cveti Nikoliqin në Mal të Zi, në territorin e Komunës së Ulqinit.
Ura e projektuar është kompozitë me trarë çeliku dhe soletë beton arme, rreth 300 metër e gjatë me një gjerësi prej 17 metra linearë, me dy trotuare dhe korsi biçikletash në të dy krahët e urës, dy korsi kalimi për makina me gjerësi rreth 5.25 metra secila.
Lartësia mesatare e urës në raport me nivelin më të lartë të ujit do të jetë rreth 10 metra për të mos ndërhyrë në qarkullimin lumor.
I gjithë projekti do të kushtojë 20 milionë euro dhe ndërtimi do të zgjasë rreth dy vite.
Ti sgkrues i ketij artikulli ose je naiv ose legen i qellimshem! Malin e Zi Abazovići ua dorezoj shkijeve. Tani ai sindohet nga klyshet e Vucicit. Abazović plehu shpallej nha Rama “shqiptari” me i suksesshem?! Kaq sa per njohurite tuaja.
E vertete. Malin e Zi e ka pushtuar nen heshtje Serbia. Dhe kete ia beri te mundshem Abazovići i cili ne menyre tinzare dhe kundervullnetit te Malit te. Zi, e nenshkruajti me klerofashitet serb marrveshjen themeltare me te cilen praktikosht ka okupuar pergjinje Malin e Zi. Motra e Abazovicit punon ne Beograd. Vellau i Abazovicit eshte argate i Brnabiqkes. Ate qe shkjau nuk e arrinte Me malazezet e arriti me Abazovicin
Shkadran! faji është i Mala Zezëve që Millon nuk e donin më,dhe ja dhanë pushtetin Serbëve dhe jo Dritani.
Zoteri ulqinak, po Marrveshjen Themeltare me klerofashistet serb kish e nenshkruajti? E nenshkruajti Abazović- kryeminister me klerofashitet serb. Nuk e quanin kot Abazovićin ‘ćetnik’.
Milon e heku treshja Abazo-Porifirija- Vuçiç , ose ma Mir me than Pjella e juj e keqe , qe s keni ba za hiç Kur e bani marrveshjen me kishen serbe , Pritni tash Kur te vijn Pordhifirija me ju beku edhe juve , dhe me ju zbeth prej aty ku Jeni edhe aq pak sa keni mbet
Mor gomere,gjithe shkrim eshte bosh,mbasi nuk permban pergjigjen,per pyetjen kryesore:Perse nuk u relizua ndertimi i ures ne keto dy vjet,ashtu sic ish parashikuar?Te fala rames,qe nxjerre vetem kartolinen e bregut te bunes.
Ne Greqi nuk i lejojne koqevaret qe ne bje banese dhome e guzhine te flejne 3 familje ,se keshtu e bejne turixmin koqevaret vinin ne Shengjin 3 e 4 familje ne nje dhome ,Lezhianet nuk u japin me koqevareve shtepi me qira ,edhe ne hotele kete pune benin 3 ndanin pagesen e hotelit ne tre familje ,e prandaj kane fillu koqevaret me be pushimet ne Liqenin e Kurtit .
“Lezhiani” greqirje 300 euroshe. Une vetem njehere kam qene ne Lezhe dhe per bese jam frikesuar te ushqehem. Kishte aq shume vendas te pa pastert, te zinje e me floke te palara…. “Biancheria” ne dhomat e gjumit, atyre te gjithave u vinte era dhe ishin te papapastra. Lezhjnae, fillo e edukohu me pune, jo me hajduteri e lej fjalet. Vetem sllavogreqirjet dhe 300 euroshet e tyre shajne vellezerit shqiptar.
O Tema , mire keta komentuesit ordinere qe dijne vetem te mohojne dhe te shajne, por ju pse nuk kontrolloni titullin, kur thua " Ku ngeci projekti i ures mbi pune", nenkupton, te pakten qe projekti ka deshtuar. Nderkohe ne vijim sqarohet qe eshte ceshtje vonesash te zakonshme etj.etj.
Ne Mal te Zi kane ndryshuar gjerat. Tani aty pyeten serbet e Vucicit. Kete afrim te shkjaut me kufirin shqiptar e kemi “dhurate” nga Abazovići.
Meqenëse Abazoviçi iku, mbase pritet që të ikë dhe Rama nga detyra.... dhe atëherë le ta bëjë kush të dojë urën!
shume po ju vjen keq per fatin e malazezeve !! Ju si me i pas vllazen. ata skan lan gja pa ba nder ne, e ju po ju vjen keq pse po shkojne me serbin, qe per nga gjaku jane vllazen.
Serbve mu qi ropt pak e Kan , Abazoviç-Vuçiç kurva qe ja shiti bethen e vet Serbve , I thote etnive Shqiptare MA NAPI VOTEN MU SE DO E SHIFNI SA MIR KENI ME KEN , Atij a dasht mi dhan Karin Jo VOTEN , Mirboll e kan tash , se deshten Milon qe e Çlirovi Malin e Zi nga Serbia , por Vunen Abazokurven qe e shiti Malin e Zi per nji te qime n beth
Se harrova , tashti Ulqinakt - Burr aspakt , te presin Kur ti vijn Ai prifti Kurv - Porifirija apo Pordhifija a si e ka !!, per me vu Kryqin Serb ne Kodrat e Ulqinit
ju vret kryqi Kastriotit ju suniteve...
Ca ka lidhje kastrioti mar Bole