
Një lajm i shumëpritur vjen për punonjësit e Bashkisë së Tiranës, veçanërisht për ata që kanë shërbyer për 20-30 vite, duke marrë parasysh vlerësimin e pensioneve dhe pagave me një formulë të re.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, njoftoi ndryshimet për të gjithë nënpunësit civil, duke i unifikuar me pagat e administratës qendrore. Në këtë mënyrë, specialistët e Bashkisë do të trajtohen njësoj si kolegët e tyre në ministri, ndërsa shefat e sektorëve do të kenë të njëjtin trajtim financiar si në administratën qendrore.
“Ndryshon paga e specialistëve të Bashkisë dhe merr një rritje prej 100 mijë lekësh të vjetra të pagës për pozicion, duke unifikuar gjithashtu me specialistët e të njëjtës kategori në administratën qendrore. Kjo barazohet sot me këtë vendim të këshillit bashkiak. Në këtë kuadër është parë e domosdoshme që ta përfitojnë këtë shtesë edhe punonjësit administrativ të aparatit të Bashkisë që janë punonjësit e shërbimit, magazinier, pastrues dhe njerëz që bëjnë këto shërbime për qytetin tonë. Pika 8 ka të bëj prapë për një lajm të mirë, por tani për institucionet e varësisë së Bashkisë së Tiranës për miratimin e niveleve të pagës të punonjësve të Policisë Bashkiake të ndryshuar. Ka të bëjë me ndryshimin e llogaritjes të elementit shtesë për vjetërsi në punë. Pra, duke njësuar në mënyrën e llogaritjes së këtij elementi dhe për punonjësit e tjerë të institucioneve të administratës publike qendrore dhe vendore. Gjithashtu policëve bashkiak dhe punonjësve mbështetës u jepet një shtesë për kushte pune mbi pagën bazë mujore të klasës përkatëse në masën 40 mijë lek të vjetra në muaj. Pra nga muaji tjetër policët bashkiak dhe stafet mbështetëse do të marrin një shtesë të pagës 40 mijë lek në muaj”, tha Veliaj.
Miratimi i Pagave për njësitë administrative
Kryebashkiaku Veliaj prezantoi gjithashtu një vendim që përmirëson pagat për njësitë administrative, pa dallime politike. Ky vendim përfshin gjithashtu rritjen e shpërblimit për ndërlidhësit me komunitetin, duke garantuar një trajtim më të mirë për ata që kryejnë funksione emergjente dhe të tjera. “Të gjithë e keni sjellë si shqetësim që edhe kryeplaku i fshatit edhe si komunitet por edhe si njësi administrative ka një trajtim diskriminues në varësi të numrit të banorëve dhe të largësisë që ka dhe të vështirësisë së punës në terren. Për efekt të kategorizimit të pagave Bashkia e Tiranës ka në varësi 27 njësi administrative, më e madhja në Republikë.11 janë njësi të mirëfillta bashkiake, 13 janë ish-komuna dhe 3 janë lagje, siç është Fresku, Liqeni i Thatë dhe lagjja “Rilindja”. Për efekt të kategorizimit të këtyre pagave sipas vendimit të këshillit të ministrave njësitë administrative janë grupuar në bazë të numrit të banorëve në territoret ky kryejnë funksionet. Ky projekt vendim parashikon, rritjen e vlerës së pagës për pozicion sipas numrit të banorëve në njësinë administrative me një rritje mesatar nga 15 deri në 25 %.Ndryshimi e llogaritjes e elementit prapë shtesë për vjetërsinë në punë të pensionit duke e njësuar me mënyrën e llogaritjes së elementit për nënpunësit e tjerë të institucioneve të administratës publike.Pra dhe në njësitë administrative, llogaritja e vjetërsisë në punë me 2% do të jetë e njëjtë me institucionet e tjera. Për të gjithë kryepleqtë, paga mujore ose le të themi dieta mujore do të jetë 155 mijë lek të vjetra. Miratimin e shpërblimit mujor për 250 ndërlidhës me komunitetin në masën 100 mijë lek. Kështu që edhe ndërlidhësit e komunitetit që kryejnë funksion sidomos në raste emergjencash, unë besoj që kanë një trajtim më dinjitoz me këtë rritje. Ndërkohë për institucionet e varësisë, këtu fus institucionet e varësisë që kemi gjetur në Bashkinë e Tiranës plus të rejat që janë krijuar,si Agjensia e Parqeve dhe e Rekreacionit, Kopshti Zoologjik, Tirana Parking e kështu me radhë. Edhe këto ndryshime vijnë si rrjedhojë e rritjes së pagës në administratën qendrore dhe vendore në masën 15 deri në 25 %”, deklaroi Veliaj.
Pagat e Edukatoreve të Bashkisë së Tiranës
Në fund, Veliaj dha lajmin më të mirë për edukatoret e Bashkisë së Tiranës. Rroga bazë e edukatores propozohet të rritet nga 55,000 lekë të rinj aktualisht në 58,000 lekë të rinj, duke reflektuar një përmirësim të rëndësishëm për këta profesionistë të rëndësishëm të qytetit. Për punonjësit mbështetës dhe specialiteteve të ndryshme, si pastruesit, hidraulikët dhe elektricistët, do të ketë gjithashtu një shtesë mujore prej 4,000 lekësh të rinj, që përfitojnë mbi 5,000 punonjës të Bashkisë.
Vendimet e marra sigurojnë barazinë dhe trajtimin dinjitoz të të gjitha kategorive të punonjësve të Bashkisë, duke i barazuar me standardet e administratës qendrore dhe duke përmirësuar kushtet e punës për të gjithë.
Viti i ri shkollor, Veliaj: “Kemi bërë revolucion në Tiranë, sot hapëm 400 institucione arsimore për të pritur nxënësit; mbjellja e pemëve, vlerësim nga Agjencia Europiane e Mjedisit”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak me një falenderim për stafet e 400 institucioneve arsimore në Tiranë, të cilët mirëpritën 350 mijë nxënës të sistemit parauniversitar. Ai tha se Tirana ka bërë një revolucion në shkolla dhe kopshte, si në zona urbane, ashtu edhe në zona rurale.
“Kemi pasur një revolucion në Tiranë, sot kemi hapur 400 institucione arsimore, nga të cilat 187 shkolla, 87 në zona urbane dhe 100 në zona rurale. Po ashtu edhe rreth 102 kopshte dhe çerdhe dhe disa institucione që quhen qendra sociale apo qendra për persona me aftësi ndryshe. Për të gjitha këto 400 institucione, janë 400 skuadra që punojnë përtej bindjeve politike, njerëz që i kanë shërbyer qytetit gjithë jetën e tyre, kështu që u uroj shumë sukses, e sidomos atyre që filluan sot”, tha Veliaj.
Një falenderim pati dhe për anëtarët e Këshillit Bashkiak, të cilët tha Veliaj, kanë qenë në gatishmëri që viti i ri shkollor të nisë sa më mbarë, duke u bërë urë komunikimi për zgjidhjen e çdo problematike. “E çmoj faktin se një pjesë e madhe e anëtarëve të Këshillit Bashkiak kanë qenë sot pranë shkollave. Jeni gjithsesi një urë komunikimi pavarësisht bindjeve politike. Po jeni gjithsesi një urë komunikimi për një nevojë që mund të ketë shkolla, kopshti çerdhja, diçka e infrastrukturës. Po futemi nga stina e vapës te e shirave dhe gjithmonë mund të ketë problematika ku telefoni dhe zhdërvjelltësia e një anëtari të këshillit bashkiak, që është prezent, e bën dhe më të lehtë komunikimin tonë me këto institucione”, shtoi ai.
Një superlajm, Veliaj cilësoi vlerësimin nga Agjencia Europiane e Mjedisit, e cila e renditi Tiranën mes 10 kryeqyteteve Evropiane me mbulimin më të madh urban me pemë, në bazë të popullsisë. Kryebashkiaku tha se ky vlerësim shton motivimin për të rritur më tej gjelbërimin e Tiranës duke përmirësuar jetën e të gjithëve. “Ndihem i vlerësuar nga nota që na dha Agjencia Europiane e Mjedisit këtë të dielë. Mund të kemi bindje të ndryshme, por pemët u bëjnë hije njësoj të gjithë. Fakti që sot jemi kryeqyteti në 10-shen e parë për mbulesën urbane me pemë, me gjelbërim dhe me hije, thjesht na shton motivimin për më shumë. Momenti më i mirë për të mbjellë pemë ishte dje, momenti i dytë më i mirë është sot dhe i treti më i mirë është nesër. Me këtë vlerësim kemi lënë pas Beogradin e Athinën”, tha ai.
Një përgjigje pati dhe për opozitën, të cilën në vend të sulmeve e ftoi që t’i bashkohet aksionit të mbjelljes së pemëve. “Është një vlerësim që na e jep BE, jo i bindjeve tona politike, kështu që në këtë sens do të doja që të gjithë bashkë pavarësisht bindjeve politike do i lëmë qytetit dhe fëmijëve të qytetit një pajë të jashtëzakonshme për gjeneratat që do të vijnë. Ato pemë ndoshta, nuk bëjnë hije sot, por nga pak përditë mbas 9 vitesh marrim këtë vlerësim dhe diçka që mbjellim këtë vit do e marrë vlerësimin në një dekadë tjetër”, tha më tej Veliaj.
Po mire mor shoku kryetar i bashkisë keta puntorë dhe specialistë dhe educatore a nuk kanë statusin e pononjësit civil ?. Apo i paguan ti me pensionin e mamit. Nje mortje qe nuk ta han ty dhe te gjithe ata qe te kanë voti.
Hajduti shperblen hajdutet. Dhe pensionistet e kane molle te ndaluar nje kafe mengjesi. Ju dhjefsha lajmin e Mero Gelbazes.