Përhapen flakët në Librazhd, rrezikohen disa banesa

9 Shtator 2024, 10:29Sociale TEMA
Përhapen flakët në Librazhd, rrezikohen disa banesa

Në fundjavën që lamë pas, nga një vatër e fuqishme zjarri që u shfaq në një fshat të Bashkisë së Librazhdit u shkaktuan dëme të konsiderueshme.

Zjarri në një kohë të shkurtër shkrumboi disa hektarë me shkurre, pemëtore dhe barishte.

Si pasojë e përmasave të mëdha të flakëve që u përhapën në të gjitha drejtimet për shkak të erës së fortë u rrezikuan edhe disa banesa në lagjen “Gorrea” në fshatin Librazhd Katund në Njësinë Administrative Dorëz të Bashkisë së Librazhdit.

Punonjësit e shërbimit zjarrfikës po bëjnë të mundur izolimin e flakëve.

Lini një Përgjigje