
Agjencia Europiane e Mjedisit vlerëson se Tirana është një nga dhjetë kryeqytetet më të gjelbërta të Europës. Sipas listës së publikuar nga të dhënat e agjencisë, Tirana renditet në top 10-shen e kryeqyteteve me mbulimin më të madh urban me pemë, në bazë të popullsisë.
Tirana lë pas kryeqytete si Brukseli, Athina dhe Beogradi, por ndërkohë renditet e para mes kryeqyteteve të Mesdheut. Kjo është një arritje e rëndësishme për kryeqytetin shqiptar, i cili në 9 vitet e fundit ka përmirësuar ndjeshëm hapësirat e gjelbra, falë edhe ndërhyrjes me aksionet e vazhdueshme për mbjelljen e pemëve nga Bashkia e Tiranës.
Listën e kryeson Sarajeva, qytet i cili gjithsesi nuk është rritur në popullsi edhe pas luftës së 1994. Ndërsa, pas saj rendihen vendet baltike dhe skandinave, të cilat njihen për nivelin e lartë të gjelbërimit edhe për shkak të favorizimit të klimës.
Për lajmin ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili në një postim të tij në rrjetet sociale shkruan:
“Super lajm për Tiranën nga Agjencia Europiane e Mjedisit! Hidhi një sy këtij grafiku, për të mësuar se si Tirana listohet në top 10-shen e kryeqyteteve të Europës me mbulimin më të madh urban me pemë, duke lënë pas Athinën, Beogradin, Brukselin e plot qytete të tjera. Një arritje e jashtëzakonshme për gjithë punën e bërë në këto 9 vjet, me mbjelljen e pemëve të reja, si e vetmja mënyrë për të përmirësuar jetën e fëmijëve dhe të gjithëve. Eshtë edhe një përgjigje për shpotitjet e atyre që, çudi si nuk lodhen së djeguri goma duke ndotur mjedisin në qendër të Tiranës, por mazallah se kapin një lopatë me dorë! Forca”.
Lista e kryeqyteteve me dendësinë më të madhe të pemëve:
1. Sarajeva
2. Oslo
3. Riga
4. Tallin
5. Stokholm
6. Helsinki
7. Sofia
8. Zagreb
9. Vilnius
10. Tirana
28. Bruksel
29. Athina
30. Londra
31. Beogradi
32. Bukureshti
33. Dublin
34. Ankara
35. Amsterdam
36. Valleta
37. Reykjavik
Burimi: Agjencia Europiane e Mjedisit
Përveç unazës së Vogël se di ku janë këto pemë?? Në Dajt ndoshta!
Atehere agjencia eshte cmendur
Tirana i ka rruget e pista, te ngushta, trafik të çrregullt, ajër të ndotur, mungesë parkingjesh, beton kudo
Ore me ke tallni trapin ju....apo normal vetem mashtrime...po tu thuash kam 1 milion peme...ktu ke rr Kavajes jane 40 peme me numer.
ou, po ku jane se nuk duken?
Tirana me shume peme se Viena. O tempora o mores.
Këto 9 vjet thotë ky kegeni. Po ato 10 vjet 60 vjet më parë. Shiko se është qytet i pisët, ku admistratorët e njësive bashkiake flenë gjumë. Laprakë, Astiri më të pistat...
Shum e vërtetë , ka qënë k/qyteti më i gjelbëruar për frymë popullsie deri në 1990, kurse sot është geto më e populluar,,,, sa për jeshillëk fëmijët se njohin më këtë fjalë....
Tek buron ujët e ftohtë/ Tek kullosin bagëtia/ Atje i keni dhe pemët/ Na i dashkeni dhe te shpia!!!
T'ja ruash Lalit . Lajmi është nga Agjensia Evropiane e Gjelbërimit , nuk e nxorri Erioni nga zyra e tij .
Ruja e rruja ti o tellall!!! Po pse ore kjo agjensia osht qytetare e Tironës???? Normal, ajo vendos nga raportimet qe japin zyrat e Lal landfilldit!!! Ne ktu jetojm, e syt ne ball i kemi!!! Pallatet i jon shtu Tironës e ato jon ndërtu në ish- sheshet e lulishtet e qytetit! Nëse numrojm pemët nga Dajti, Petrela, Nroqi etj, dakort mund te kemi mo shum pem për frym!!! Po të thush që qyteti Tiranës ka më gjelbërim se Rejkjaviku, Dublini , Ankaraja etj, tregon që o nuk ke pa dynjollik me sy, o je kokrra mashtruesit në raportime!!! ( seç më kujton një histori të vjetër të viteve 1988-1989, kur Shqipëria u shpall si shteti ku njerzit ushqeheshin më mir e më shëndetshëm në planet) Dhe kte vlersim atëher një shoqat e huaj e dha!!!
Une kam jetuar ne Tirane qysh nga vitit 1960-2005, pra 45 vjet dhe po shoh i lemerisur krimin shteteror mjedisor qe e ka kthyer kryeqytetin e gjelbert te rinise dhe burrerise sone ne nje grumbull kaotik betonesh dhe pluhuri nga ish_Fresku e Kinostudio deri ne Kombinat e Kamze, katraure e vertet me ajer 10 here mbi normalen e lejuar. Nuk ju them se ku po jetoj, sepse jam i detyruar t'i shpreh mirenjohen time birit dhe dhenderrit te Serbise, kreut te agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vuk Berishes, per nderin qe me beri duke me shkurtuar vendin e punes...
Kom pershtypjen qe grupi lgbt ka dal komplet ne hapèsire kozmike