VENDIMI: Hiqet tarifa e shërbimit 10 Euro për fluturimet

8 Maj 2022, 15:31Sociale TEMA

VENDIMI: Hiqet tarifa e shërbimit 10 Euro për fluturimet

Me qëllim rritjen e numrit të turistëve në vend dhe të fluturimeve të qytetarëve kundrejt shteteve të tjera, qeveria ka vendosur të aplikojë një plan ndihme. Plani mundëson eliminimin e tarifës së shërbimit, për kalimin me avion të kufirit në vlerën 10 euro, i cili aktualisht paguhet nga udhëtari në momentin e blerjes së biletës, te shoqëritë ajrore, pavarësisht vendit apo mënyrës së shitjes së biletës.

Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare është marrë nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore i cili në përbërje ka 5 anëtarë, me në krye ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, nga skema përfitojnë rreth 4 milionë pasagjerë në 2022, për të cilët do të zbatohet përjashtimi nga tarifa e shërbimit.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar rezulton se vetëm në vendin tonë aplikohej tarifa e shërbimit për kalimin me avion të kufirit prej 10 eurosh, në raport me vendet e rajonit. Eliminimi i tarifës favorizon dhe lehtëson funksionimin e shërbimeve ajrore mes Shqipërisë dhe vendeve të huaja, duke gjeneruar një kërkesë shtesë për bileta të fluturimit me avion dhe në mënyrë indirekte do të përfitojnë të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbime të transportit ajror në tregun vendas.

Sipas të dhënave të INSTAT, në Shqipëri hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin tone në muajin shkurt 2022 ishin rreth 460 mijë persona, krahasuar me shkurtin e 2021, ky tregues rezulton me një rritje 27,3%.

2 Komente

  1. T
    Tomi

    Qeka keput ne bythe delina putana me kete 10 euroshin!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tomi

      Harrova dhe bundren superhajdute balluke

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje