
Për të shëndoshur shëndetin mendor, për të rritur mundësitë e punësimit dhe të ndërveprimit social, qeveria ka vendosur të ngrejë 'Universitetin për Moshën e tretë'.
I konceptuar si një organizatë arsimore unike dhe inovative nga ky universitet që do ngrihet në Tiranë pritet të marrin mësim 80 persona në vit, ndërsa përfitues do të jenë qytetarët mbi 50 vjeç.
"Në këtë fazë të jetës, aktivitetet shoqërore kuptimplotë mund të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin mendor, rrisin kënaqësinë nga jeta dhe cilësinë e jetës, ato gjithashtu mund të zvogëlojnë simptomat e depresionit", thuhet në programin 2025-2030.
Aktualisht në vend gati 42% e popullsisë ose rreth 1 milionë banorë i përket moshës mbi 50 vjeç sipas të dhënave të CENSIT 2023.
Qytetarët që do të vendosin t’i rikthehen studimeve do të kenë mundësi të marrin kurse dhe trajnime nga fusha të ndryshme, nga artet, profesionet, gjuhët e huaja, historinë, shkencën, filozofinë, çështjet aktuale dhe më shumë.
Ministria e Shëndetësisë thotë në dokument se një hap i tillë, ka rezultuar i suksesshëm në Francë apo në Britani, pasi është luftuar vetmia dhe stimuluar ndërveprimi social dhe zhvillimi i njohurive të ndryshme pavarësisht moshës.
Po ashtu kjo kategori që do të marrë njohuri për fusha të caktuara dhe do të trajtohet do të ketë edhe mbështetje për punësim. Sipas këtij dokumenti 300 biznese brenda këtyre 5 viteve duhet të krijojnë kushtet për punësimin e të moshuarve me orar të përshtatshëm.
O gazetar leshi si eshte Moshe e trete 53 vjeci. Moshe e trete mbi 65
Gazetari/ja do jete vete rreth 23 vjec dhe 50 vjecaret i duken gjysher :)
A do te mundosoje dhe fjetjen universiteti per ata qe do te vijne nga rrethet apo do te jene te afermit e deputeteve per te pastruare leket? Gjysmen e shtepive sociale ne Sarande I ka marre Mull Noka per farefisin sepse duane dete por tokat e malit nuk I leshojne. Prandaje duane Berishen keto sepse eshte ideatore I tokes se xanun. E vjelleshite nder breza qe e shkatarruate ate vende dhe detyruate njerezit te largohen.
Po nga radhët e moshës së katërt a pranohen? Lutemi botoni dokumentet që duhen për aplikim.