Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri ka detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës së banimit nëpërmjet e-Albania.
Por me qëllim vërtetimin e adresës së deklaruar, qytetari ka detyrimin të ngarkojë dokumentin e pronësisë së apartamentit apo të kontratës së qirasë për ata që banojnë me qira. E njëjta procedurë do të zbatohet edhe për rastet e ndryshimit të adresës së vendbanimit, ku qytetarët do të duhet të ngarkojnë çdo dokument të ligjshëm që provon vendbanimin apo vendqëndrimin e tyre në adresën e deklaruar.
“Çdo kryefamiljar ka të drejtë të bëjë kërkesën për ndryshimin e vendbanimit apo saktësimin e vendbanimit, duke pasqyruar në portalin e-Albania një dokument certifikatë pronësie, kontratë qiraje, një kontratë hua-përdorje ose çdo dokument ligjor tjetër që vërteton vendbanimin e tij. Kjo kërkesë merret në shqyrtim nga ana e zyrës sonë dhe brenda 24 orëve, në rast se shohim një pasaktësi në dokumente, e njoftojmë online qytetarin që të plotësojë dokumentet e nevojshme dhe brenda 72 orëve, zyra jonë kryen veprimet për ndryshimin apo saktësimin e vendbanimit,” thotë Jurgen Qirici, përgjegjës i Zyrës së Gjendjes Civile në Bashkinë Korçë.
Zyrat e Gjendjes Civile, nga ana tjetër, janë të detyruara të verifikojnë saktësinë e adresave dhe të njoftojnë qytetarët brenda 24 orëve në rast të mungesës së dokumentacionit, të cilin qytetarët duhet ta plotësojnë brenda tri ditëve.
Vendimi i Këshillit të Ministrave, i cili është tashmë në fuqi, po ashtu përcakton se të gjithë anëtarët e një familjeje duhet të kenë të njëjtën adresë vendbanimi që plotëson të gjitha elementet e adresës sipas dispozitave të parashikuara nga legjislacioni për sistemin e adresave në Republikën e Shqipërisë.
Në rastet kur një person kërkon të regjistrohet në një familje ekzistuese, kërkesa duhet të konfirmohet online nga kryefamiljari. Ndryshimi i adresës nga një anëtar i rritur i familjes kërkon gjithashtu shkëputjen nga familja ekzistuese në sistemin elektronik.
O vllai, ka te drejte apo ka detyrim se nuk jane e njejta gje. "Çdo kryefamiljar ka të drejtë të bëjë kërkesën për ndryshimin e vendbanimit apo saktësimin e vendbanimit..." ka thene ky robi. Por ne titull ju thoni ka detyrim.
Po ku ka adresa ne Shqiperi
Vendosni numrat e pallateve ndertesave mos e filloni punen nga bishti
Adresa te Kthesa e Kamzes
shtet bythqirash ,para disa vjetesh ngjitet neper porta adresat perkatese ,qe duhet ti fusnim ne sistem ,prape tani me te njejtat gjera ,pa adresa pa numra pallatesh ,pa hipoteka vetem karrin do merni
Mos kerkoni sistem adresash kur i nderroni emrat e rrugeve si keni qejf!
Hajde, hajde