
Nën një shkëmb në gjirin e Vlorës, një nga vendet më të bukura në rivierën shqiptare, një zhytës del nga uji duke mbajtur një predhë artilerie të cilën e vendos me kujdes në plazhin me guralecë.
Kështu e nis shkrimin Agjencia Franceze e Lajmeve në rrëfimin e saj.
Predha dhe granata që datojnë nga Lufta e Dytë Botërore ndryshken në shtratin e detit, shkruan AFP-ja.
Kjo, duke ndotur ujin dhe duke paraqitur një kërcënim vdekjeprurës për jetën.
Në bordin e anijes mbështetëse të zhytjes Pluton, një grup prej rreth 10 zhytës francezë dhe shqiptarë të çminimit janë në një mision të përbashkët.
Kjo, për të gjetur dhe hequr municionet – por askush nuk e di se sa kanë mbetur ende.
Në më pak se dy orë, zhytësit mblodhën 85 copë municione mbresëlënëse.
Këto të fundit, me gjasë ishin hedhur qëllimisht në det nga trupat pushtuese italiane mbi shtatë dekada më parë.
Specialistët gjetën gjithsej 310 pajisje gjatë përpjekjes së përbashkët franko-shqiptare të vitit 2021.
Barazer de Lannurien shtoi se shumica e predhave të gjetura ishin predha artilerie, të vendosura midis shkëmbinjve në shtratin e detit.
Këtë herë, ekipi tha se ata gjetën mortaja dhe predha me kalibra që varionin nga 20 në 155 milimetra.
Ndërsa nuk ka vlerësime zyrtare për sasitë e municioneve të zhytura, ekspertët vlerësojnë se të paktën 20 rrënoja të Luftës së Dytë Botërore ndodhen pranë bregdetit të Shqipërisë në Adriatik.
Dhe kështu që njerëzit nuk duhet të vinë në plazhet e Shqipërisë se shumë kollaj mund të vdesin. Si çdo sezon fillojnë antireklamat. Po pse Franca a thua i ka pastruar plazhet e saj nga miliona predha të luftës?!
Jane te luftes se "trete" ore shoku, jane predhat e vitit '97, te cilat na i beri peshqesh kryetari i pd.