600 milionë euro shpenzime në merkato, Chelsea rrezikon dënimin nga UEFA

2 Shkurt 2023, 15:36Sport TEMA

600 milionë euro shpenzime në merkato, Chelsea rrezikon dënimin

Rreth 600 milionë euro shpenzime në merkaton e transferimeve ka bërë klubi i Chelsea-t në sezonin 2022/23. Blutë e Londrës janë në lupën e hetimeve për shkeljen e Fair Play-it Financiar për një periudhë prej 8 vitesh.

Sipas “The Times” kjo shkelje mund t’i kushtojë rëndë ekipit londinez nëse nuk kualifikohet për në Champions. 

Chelsea për momentin mban vendin e 10-të me një diferencë prej 10 pikësh nga ekipi i fundit që gjendet në zonën Champions.

Për të shmangur dënimin, alternativa është që të fitojë Champions League. Pasi fituan grupin, Blutë e Londrës në fazën e 1/8-ve do të sfidojnë Borussia Dortmund. 

Vitin e kaluar skuadra londineze u fal vetëm për shkak të krizës që ndodhi nga pandemia e Covid-19.

Lini një Përgjigje