
Pasi ka formalizuar largimin në huazim të Alberth Elis te Brest, Bordeaux, klub historik francez që sot luan në Ligue 2, është hedhur në merkato në një kërkim të dëshpëruar të një sulmuesi që mund të merrte vendin e 26-vjeçarit nga Hondurasi.
Objektivi kryesor i ‘Girondins’ ka dështuar për shkak të një episodi të pabesueshëm që ka pasur për protagonist drejtuesin sportiv të klubit, portugezin Admar Lopez.
Presidenti i Bordeaux, Gerard Lopez, ka deklaruar se klubi kishte vënë në shënjestër tre lojtarë për të kompletuar sulmin: “Një nga këta luan në Spanjë, në një klub që ka pasur vështirësi t’i gjejë zëvendësuesin.
“Dje, kur dukej se kishim gjetur një marrëveshje, kanë filluar të bëjnë të vështirët, nuk përgjigjeshin në telefon”. Më pas zbulimi i papritur për atë që i kishte ndodhur Lopes-it dhe që i ka dhënë fund shpresave të klubit në merkato:
“I kanë vjedhur çantën që kishte brenda dokumentet dhe kompjuteri. Nuk ka mund të niset”, ka deklaruar numri një i klubit, që më pas ka shtuar: “Ndoshta nuk do të kishte ndryshuar asgjë nëse do të ishte paraqitur te zyrat e tyre, por nuk e kemi pasur këtë mundësi”.
Bordeaux është “ngushëlluar” më pas duke marrë sulmuesin e kombëtares rumuna under 20 Alexi Pitu, i aktivizuar në ndeshjen e Ligue 2 kundër Le Havre.
Lini një Përgjigje