"Shpenzova 200 milionë për të", fraza kundër CR7 bëhet virale: Por ai di të bëjë vetëm një gjë

31 Janar 2023, 22:40Sport TEMA

"Shpenzova 200 milionë për të", fraza kundër CR7

Humbja 3-1 në ndeshjen kundër Al Ittihad, e vlefshme për gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë, nuk e ka lejuar Cristiano Ronaldo-n të ngrejë trofeun e parë me Al Nassr.

Rasti ka qenë shumë i madh për 37-vjeçarin portugez, por skuadra e tij nuk ka arritur të mposhtë rivalët e drejtuar nga Nuno Espirito Santo. Goli i Anderson Talisca ka ngushtuar diferencat, por nuk u ka mjaftuar verdhebluve.

“Cristiano Ronaldo ka humbur një rast të pastër për gol që mund të kishte ndryshuar ndeshjen në pjesën e parë, por i bëj komplimentet Al ittihad-it, që ka bërë më mirë se ne në pjesën e parë”, ka thënë trajneri Rudi Garcia pas ndeshjes.

Al Nassr, megjithatë, është në luftë për titullin në kampionat, në vend të parë me një avantazh prej një pikë ndaj Al Hilal, por me një ndeshje për të rikuperuar.

Eliminimi në gjysmëfinalen e Superkupës është pasuar me shumë kritika në drejtim të Cristiano Ronaldo-s. Pas videos që tregon disa tifozë të Al Nassr duke shkelur fanellën e portugezit, tani në rrjetet sociale po bëhet virale një video tjetër që ka për protagonist një pjesëtar të klubit saudit.

“Largohu. Unë kam shpenzuar 200 milionë dhe ai (duke folur për CR7) di vetëm të bëjë ‘Siuuu’. Nuk është e mundur”, ka qenë shpërthimi i burrit pas humbje kundër Al Ittihad.

Lini një Përgjigje