A fitoi Shqipëria medalje olimpike me Ymer Pampurin në 1972-shin!

11 Gusht 2024, 17:35Sport TEMA
A fitoi Shqipëria medalje olimpike me Ymer Pampurin në 1972-shin!

Shqipëria ka fituar medaljen e parë në Lojërat Olimpike pas 52 vjetësh. Kjo falë fitores së mundësit Chermen Valiev në finalen e medaljes së bronzit kundër mundësit nga Taxhikistani.

25-vjeçari mundi 6-2 rivalin nga Taxhikistani, Viktor Rassadin, në stilin e lirë për peshën deri në 74 kilogramë, duke fituar medaljen e bronztë në finalen e vogël.

A fitoi Shqipëria medalje olimpike me Ymer Pampurin në 1972-shin!

Ymer Pampuri peshëngritës i njohur shqiptar, është bartës i rekordit Olimpik për vitin 1972 në peshëngritje.

Pampuri lindi më 30 prill 1944 dhe ndërroi jetë më 18 janar 2017. Më Lojërat Olimpike Verore të vitit 1972 u bë shqiptari i parë që theu një rekord olimpik, i pari shqiptar që doli kampion bote dhe kampioni i fundit i botës në shtypin ushtarak, deri kur kjo disiplinë nuk u lejua më të praktikohej ndërkombëtarisht pas vitit 1972.

Pampuri, informon dritare.net, u shpall kampion bote duke thyer edhe rekordin olimpik të japonezit Mijake me 127.5 kg. Në moshën 20-vjeçare u shpall kampion i vendit teksa ngriti peshën 120 kg.

Pavarësisht rekordit ai nuk mori Medalje Olimpike. Ndaj kjo e djeshmja është e para dhe historike për Shqipërinë.

17 Komente

  1. q
    qamili11

    NGA 72 E DERI PARA FILLIMIT TE KETYRE LOJRAVE i nderuari Pampuri mbahesh si kampion olimpik , fitues i medaljes se arte ne sportin e peshngritje. Brezi im me kete fryme eshte rrituir , ku Pampuri ishte kampion olimpik. Nga na doli kjo tani?

    Përgjigjjuni
    1. V
      VK

      Ngaqe Pampuri nuk mbante ne qafe medaljen e arte por gopin e Rudines. Mire qe i kane futur nje google translate por edhe ate e kane lene pergjysem.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Anti - Zyba

        Qamo ta dish nje gje gabim qofte i vetem qofte ne grup nuk e ben ate qe ti di te vertete. Fatkeqesisht kultura jone eshte me shume e bazuar ne biseda sesa ekspertiza. Kjo kulture kultivon sjellje te tipit: "m'ka thon baba", "m'ka thon njoni qe punon atje", "mu m'ka thon i zoti i punes" etj., si keto. Fatkeqesisht eksperti dhe profesionisti shikohen si gjynah. Periudha komuniste nuk e permiresoi kete situate, por i shtoi edhe dozen e propagandes pompoze apo edhe te fshehjes ose heshtjes totale ndaj FAKTEVE. Sot ne 30 vite lirie per informacion dhe informacioni te lire shqiptari ne shumicen e rasteve eshte i pamesuar si ta gjej dhe si te mendoje per informacionin qe merr. Akoma vazhdon ne jehonen e sjelljeve te tij historike ku burim me te sigurte ka tekniken "ma kan thon". sot qe ka internet e satelit, burime pofesionale e autoritete nderkombetrare te verifikueshme Mjafton te klikosh e te kerkosh sa medalje Olimpike ka shqiperia e do zbulosh se deri para 4 ditesh kishte O. Informacioni per mjeshtrin Pampuri nuk eshte informacion Olimpik. Rekordi i tij eshte rekord boteror ne peshengritje e nuk eshte arritur ne Olimpiade. Rekordi i tij historik eshte i pathyeshem sepse ajo gare eshte hequr e nuk egziston me. Shqiptae te dashur informoni veten jo nga Tik-Toku, Facebooku, Instagrami apo thash-e-themi, por nga autoriteti i fushes per te cilin keni interes. Sot fale internetit ju mund te shkoni ne faqen ZYRTARE te autoritetit qe keni interes e te mesoni nga burimi vete faktin ashtu sic eshte. Vetem njerez te tille mund te ndertojne nje shoqeri te zhvilluar, Vetem edukimi i vertete mund te largoje nga jeta jone vulgaritetin qe na ka zaptuar.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sal gerdalla

          O Qamil Pampuri ka qen¨e kampion bote dhe nuk ka marrë pjesë në lorat Olimpike. Rezultati i tij ishte rekord olimpik i vendosur nga japonezi

          Përgjigjjuni
        2. S
          Sportisti

          Një mut e spjegon ti. Edhe thua nuk mori medalje olimpike dhe thua se vendosi rekord olimpik........ . Jo or mik jo. Ymer Pampuri u shpall kampion bote, jo kampion olimpik. Kampionati botëror dhe gara olimpike u zhvilluan në të njëjtën kohë..... .

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatos

            Kampion ate kohe quheshe po te fitoje piket max ne tre garesh ( pas 72 u hoq stili i forces e ngelen dy ) pra mblidheshin piket e tre garave . Pampuri ne 3garesh doli vetem i 9 pra nuk mori medalje . Tani pikezimi e medaljet vleresohen ne sistem tjeter . Jam ish peshngrites e bashkohes i Dajes apo Ymer Pampurit se Daja e therisnim ke klubi Tirones . Cdo vleresim tjeter qe lexoj eshte i pasakte . Edhe dy gareshi ne 4 olimpiada pas 72 e ka pas vleresimin me mbledhjen e dy garave . Me vone u be ndarja qe mer medalje ne cdo stil por edhe me mbledhje kg ne dygaresh .respekte

            Përgjigjjuni
          2. P
            Piskuriqi

            Qamilo- hala se me mor vesh ti more plak Vetem rrena gjithmone per popull budalla shqyptar

            Përgjigjjuni
            1. S
              Safiu

              Bera nje kerkim dhe pashe medaljet e olimpiades se 72. Z Pampuri nuk rezultonte. Besoj se ai ka fituar kampionatin botetor jo olimpide. Duke thyer nje rekord olimpik per peshen. Por qe nuk llogaritet se nuk ka qene ne olimpiade rekordi. Me shume nuk di po te kerkoj me shume mbase edhe gjej ndonje gje me teper. Kjo ishte e castit

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sefer Daja

                Ore është shum e thjeshtë: Kampionati botëror dhe olimpiada në 1972 u përfshin në një garë të vetme! Kështu u organizua!!! Jepeshin titulli kampion bote dhe kampion olimpik! Kampion bote jepej për të trr stilet( shtytje, shkëputje dhe force) Kampion olimpik shpallej ai që dilte i pari në totalin e të tre garave( duke i mbledhur peshat për çdo stil) Pampuri i ndjerë doli kampion bote në stilin e forcës, që ish dhe hera fundit që bëhej, ndërsa në 3- garësh doli i 9 në total!!! Kaq është e thjeshtë! Kampion bote në një stil jo kampion olimpik! Po regjimi atëhershëm i interesonte ta paraqiste si kampion olimpik, meqë gara ish në një olimpiadë!!!

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Niku

                  Arsyeja që është fshirë nga rekordet është se pas vitit 1972, në Olimpiadat e tjera nuk u aplikua ai lloj stili. Ngritja e peshave sot ka dy stile dhe atëhere kishte tre. Pampuri theu rekordin në stilin që u hoq më vonë, por duhet thënë që për Shqipërinë rekordi mbetet dhe duhet përmëndur dhe jo të lihet në haresë. Më e keqja është kur bëhet politikë me sportin dhe kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Sporti bashkon të gjithë dhe nuk ka ngjyra politike, apo se Pampuri e ariti atë rezultat në kohën “komuniste”! Tani theksohet thënja “për herë të parë “ duke marrë merita politike, duke haruar që është një minus i madh për të gjithë dhe nuk ka vënd për krenari politike!!!

                  Përgjigjjuni
                2. m
                  meta

                  Nuk ka fituar medaljer olimpike. Nuk gjindet ne te dhenat e organizates se lojrave olimpike. Mbase ne ate kohe, komunistet e kane shpalluar kampion olimpik.

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Unë

                    Gazetar, ti thua fitoi kampionation boteror dhe theu rekordin olimpik. Po sqaro ishte kampionat boteror apo olimpiade. Recorded olimpike thyhen vetem ne olimpiada. Gjithe keto qe thuhen e shkruhen skane vlere, po fare, fare. Edhe ne se fshihet, Ymer Pampuri do te jete e mbetet kampion bote dhe fitues I olimpiades se 1972-it ne Gjermani dhe i pari shqiptar ne kete lartesi boterore qe nuk e ka arritur asnje tjerer deri tani. Urojme qe pas me shume se 50 vitesh Shqiperia te prodhoje gjigante te tille.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Niku

                      T’a spjegojë unë. Po theve rekordin Botërorë në një Olimpiadë, automatikisht ke thyer Rekordin Olimpik. Shikoni me vëmëndje çdo garë që bëhet në Olimpiadë, ku shkruhet sa është rekordi Botërorë dhe sa është Rekordi Olimpik. E para tregon se është më e larta në të gjithë garat, ndërsa e dyta vetëm në Olimpiada. Gjithmonë Rekordi Botërorë është më i lartë se sa olimpiku. Pampuri theu Rekordin Botërorë në një Olimpidë dhe automatikisht është edhe Rekord Olimpik dhe nuk është ashtu sikurse media e paraqet se u zhvilluan bashkë Botërori me Olimpikun. Ka në Shqipëri specialistë sporti që të tregojnë këto gjera të thjeshta, apo edhe ata kanë ikur dhe bëhen “gafa” të tilla!

                      Përgjigjjuni
                    2. i
                      ilir

                      gjithsesi po te garonte Pampuri ne kohet e sotme do te ishte patjeter kampion olimpik! respekt per ate sportist te madh qe shtroi rrugen e arritjeve qe do vinin me vone. mos arrojme se shkolla jone e peshngritjes dhe trajneret shqiptare kane nxjerre sportist te kalibrit boteror si A. Kondo dhe P. Dhima. Vellezer e motra durim. Suksesi kerkon mund,vetmohim,dhimbje, por edhe qetesi maksimale shpirterore dhe ekonomike.Sukseset besoj do vijne edhe per sportistet tane!

                      Përgjigjjuni
                      1. r
                        raul

                        Ne fakt medaljen e pare olimpike sipas perbindeshit te vicidolit Shqiperia e ka marre sivjet ne lojrat olimpike 2024 ku ne zerin: klithma histerike naziskine leshelike, medaljen e teneqes se ndryshkur e ka marre gerdalla bythderre Adriana nockederrja e cila eshte gruaja me e shpifur e planetit, me e urryer ne planet per Shqiptaret dhe gruaja me shpirtzeze qe ka lindur njerzimi qe per fatin e keq te shqiptareve kjo sharebajge e neveritur po prish imazhin e femres shqiptare qe njihet ne bote per bukurine e saj qysh nga mbreteresha Teuta e deri tek grate e vajzat e diteve tona .

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Ermal

                          Për të fituar një medalje në peshëngritje në Lojërat Olimpike të vitit 1972, një atlet duhej të kishte një total të kombinuar më të lartë nga tre disiplinat kryesore të peshëngritjes të kohës: shtanga mbi kokë (press), shtytja (clean and jerk), dhe heqja e shtangës (snatch). Në atë kohë, rezultati përfundimtar i një peshëngritësi në garat olimpike përcaktohej nga totalizimi i peshave të ngritura në këto tri disiplina. Për t’u renditur në pozicionin e medaljeve, një atlet duhej të kishte një total më të lartë se konkurrentët e tij në të gjitha tre disiplinat. Ymer Pampuri vendosi një rekord botëror në disiplinën e shtangës mbi kokë (press) me 127.5 kg, por ky ishte vetëm njëri nga tre stilet e peshëngritjes në atë kohë. Për të fituar medalje, ai do të duhej të kishte një total më të lartë në të tri stilet, përfshirë shtytjen (clean and jerk) dhe heqjen e shtangës (snatch). Për fat të keq, pavarësisht nga rekordi i tij botëror në press, rezultati i tij i përgjithshëm nuk ishte i mjaftueshëm për të fituar një medalje në këtë ngjarje. Medalistët në peshëngritje në Lojërat Olimpike të vitit 1972 u përcaktuan nga ky total i kombinuar nga të gjitha disiplinat.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Trapajane hesapi

                            Medalje dhe rekord boteror ne kohen e diktatures?Asnjehere.Eshte medalje dhe rekord " komuniste".Sic u prene e shkaterruam te gjitha duhet te shkaterrohet dhe fshihet nga historia Edhe medalja e arte e olimpiades se Munichut nga Ymer Pampuri.Medalje Jane vetem ato te kohes se Hitler Saliut dhe Edvin Musolinit.Vlerat i rriten sepse Vine Ruso cecene dhe konkurojne per Shqiperine.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje