Allegri kërkon sulmues, Igli Tare e gjen në Serie A

5 Korrik 2025, 18:43Sport TEMA
Allegri kërkon sulmues, Igli Tare e gjen në Serie A

Në listën e objektivave për këtë merkato, Max Allegri ka kërkuar edhe një sulmues. Igli Tare ka nisur nga puna për të plotësuar dëshirën e Allegrit dhe ka identifikuar sulmuesin e Udinese-s, Lorenzo Lucca, si profilin e duhur.

Sulmuesi 24-vjeçar shënoi 14 gola në sezonin e fundit me Udinese-n, me paraqitjet e treguara ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura. Përveç Milanit, sulmuesin italian e kërkojnë edhe Atalanta me Napolin, si dhe Atletico Madrid, por kuqezinjtë për momentin duken më të interesuar.

Problemi kryesor për Milanin është shifra 35 milionë euro që Udinese kërkon për të lënë të lirë sulmuesin e saj, një shifër pak e vështirë për situatën aktuale të kuqezinjve.

Gjithsesi, shumë shpejt pritet të nisin negociatat zyrtare mes palëve dhe marrëveshja mes dy klubeve mund të mbyllet për shifrën 25 milionë euro, të paktën ky është pretendimi i kuqezinjve.

2 Komente

  1. k
    kxp

    Igli shiko edhe Albion Rrahmanin e Kosoves. Eshte sulmues qe ka talent dhe mund te ndihmoje si zevendesues.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Milanisti

      Ore,më shiko dhe mua,se di ti bije topit me dy këmbët,por në portë asnjëherë se kam çuar,kështuqë 0-ro gol për momentin,por mund të mësoj ,paçka pensionist.. Po lereni Taren të punojë,se siç e keni nisur do ta merrni në sysh dhe do i shkurtoni ditët te Milani pa fillu. Suksese ,por si tifoz i Milanit të Barezit,Maldinit ,Van Basten e Gulit,pres shumë,por çfar kam parë e lexuar me ato që Tare ka afruar deri tani,duket vetëm një dëshirë,se realisht një Moldriç nuk mund të ngrej Milanin në moshën që është dhe pak i përshtatet ai futbollit italian.Por gjithsesi le të presim,mos të nxitohemi..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje