Altin Lala: Sylvinho na dërgon në Europian, ata që nuk e dinë gjuhën shqipe të bëjnë kurs! Rashica dëshiron Galatasaray

24 Mars 2023, 19:37Sport TEMA

Altin Lala: Sylvinho na dërgon në Europian, ata që nuk e

Shqipëria vazhdon me përgatitjet për kualifikuesen me Poloninë, që do të zhvillohet të hënën në Varshavë duke filluar nga ora 20:45.

Lidhur me këtë ndeshje, Altin Lala, ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari.

Ish-mesfushori ka besim se kombëtarja do të shkojë larg me trajnerin Sylvinho, ndërsa ka ndjesinë se kuqezinjtë mund të shkruajnë një tjetër kapitull të suksesshëm me brazilianin në krye.

Euro 2024 – “Jam shumë kureshtar sesi Shqipëria do ta nisi këtë edicion. Pritshmëria është e lartë, nga stafi dhe nga tifozët. Të gjithë presim diçka ndryshe, kam shpresë se Sylvinho po e ndryshon Shqipërinë. Nuk e di pse e kam besimin se Sylvinho do të arrijë diçka”.

Në kombëtare do të flitet shqip – “Në kohën time kur isha te Kombëtarja të gjithë flisnim shqip, pasi të paktët ishin ata që vinin nga jashtë. Disiplina dhe grupi është çelësi i suksesit, kështu arritëm në Europian edhe me De Biasin. Kush ka mangësi në gjuhën shqipe, duhet ta përmirësojë, nuk negociohet. Kush nuk e di mirë gjuhën shqipe, ta përmirësojë kur të vijë te Kombëtarja, të bëj ndonjë kurs te Federata se aty kushtet janë fantastike (qesh)”.

Filozofia e trajnerit brazilian – “Kushtet dhe mundësitë janë shumë të mira. Në futboll është shumë e rëndësishme psikologjia. Unë Sylvinho e mbaj mend si lojtar, ka qenë lojtar skuadre. Te Shqipëria kjo duhet të jetë kryesorja dhe mbi të gjitha unë kam ndjesinë time se ky është trajneri i duhur për Shqipërinë. Nga informacionet që unë kam, Sylvinho ka arritur në tematikat dhe problemet e lojtarëve në një kohë fare të shkurtër”.

Parashikim për Poloni-Shqipëri – “Duhet të shohim ndeshjen e fundit që kemi luajtur dhe të bëjmë të njëjtën zgjidhje. Kur erdhën polakët në Shqipëri, Lewandowski nuk pati thuajse asnjë shans t’i afrohej portës. Trajneri besoj se e ka parë atë ndeshje, një ose dy lojtarë duhet ta markojnë. Por Lewandowski nuk po luan me Barcelonën, por me Poloninë. Ne mund ta fitonim atë ndeshje në Shqipëri, them se Lewandowski është i markueshëm”.

Milot Rashica – “Dëshira është që të qëndrojë te Galatasaray, por ka kontratë te Norwich. Do ta shohim në vazhdimësi, futbolli është i shpejt, ka shumë zhvillime dhe pastaj të shpresojmë për më të mirën. Nëse Rashica del kampion mund të qëndrojë te Galatasaray apo të shoh ndonjë ekip tjetër, por dëshira e tij është që të qëndrojë në Turqi”.

Talentet nga Superliga – “Kemi në menaxhim mesfushorin Klevi Qefalija që është talent. Është lojtar shumë i mirë, ka të ardhme përpara, megjithëse nuk është rikuperuar ende mirë nga dëmtimi. Premton për të ardhmen”.

1 Komente

  1. z
    zhaku i pamposhtur

    Bravo Lala ke thene nje fjale qe ka shume kuptim...'te grumbulluarit e kombetares duhet te flasin vetem shqip'..kjo ka nje domethenie te madhe sepse ai qe nuk di shqip nenkupton qe nuk ka respekt per historine e prindit dhe prejardhjen e tij e natyrisht nuk I dhemb shpirti per kombetaren dhe asnjehere nuk ka per tu sforcuar apo te japi maksimumin keshtu qe me mire larg kombetares keta tipa..

    Lini një Përgjigje