“Arbër Hoxha është lojtar i së ardhmes” - Ish-futbollisti i impresionuar nga këta lojtarë të Kombëtares

20 Qershor 2024, 12:05Sport TEMA
“Arbër Hoxha është lojtar i së ardhmes” -

Për ish-futbollistin e kombëtares, Ardit Beqirin, pika më e fortë e ekipit është mesfusha. Sipas analizës së tij, mbrojtja i është besuar Gjimshitit për të cilin s’ka më dyshime. Një surprizë nga ndeshja e së mërkurës me Kroacinë ishte Ajeti, ndërsa sulmi për herë të parë i ofron trajnerit alternativa të ndryshme.

Nga këto dy ndeshje që ke parë ose edhe nga miqësoret përpara, cilat janë pikat më të forta të kombëtares tonë, mbrojtja apo sulmi, si e mendon?

Unë mendoj që është mesfusha me thënë të drejtën. Jo se s’kemi pika të forta në mbrojtje, për shembull Gjimshiti është konfirmim tani, nuk ka më diskutim. Dje më ka bërë përshtypje edhe Ajeti, ka bërë ndeshje shumë të mirë nga ajo që pritej. Nëse do të flasim për pika të forta, kemi edhe në sulm, si asnjëherë tjetër kemi alternativa aq sa dje trajneri ka luksin që Brojën mos ta aktivizojë asnjë minutë. Nuk është ndonjë gabim i madh.

S’e di, ai e di.

Ta shpjegoj. Në ndeshjen me Italinë ne u ndrydhëm, u tkurrëm mbrapa edhe nga presioni i golit. Një çikë nga fakti që po luajmë se në fund të fundit, Italia është kampionia në fuqi, një çikë nga presioni i golit që ne deshëm ta ruanim me çdo kusht, ne u tkurrëm aty mbrapa. Në atë moment, automatikisht Broja doli jashtë loje sepse ngeli i izoluar, ekipi nuk shkonte dot më te Broja. Tani pyetja është e thjeshtë: po mirë, po Broja nuk ikën dot tek ekipi që ekipi ka nevojë që të bënte atë që bëri Rey Manaj dje? Rey Manaj ka luftuar, i ka dhënë frymëmarrje ekipit.

Beqiri pati një vlerësim edhe për Arbër Hoxhën, i cili u fut në lojë në minutën ’85.

Ardit Beqiri: Hoxha është lojtar i së ardhmes.

Nuk qe keq për t’u futur aq pak. 

Ardit Beqiri: Po kush e dinte që do të luante ai aq mirë? Se dakord, jo që nuk ishte keq, por unë po të jem, në ndeshjen me Spanjën e fus nga fillimi atë. E meriton. Me atë që tregoi, me mënyrën sesi sulmonte pa frikë.

3 Komente

  1. A
    Albtifoz

    Arber Hoxha eshte bere domosdoshmeri te jete qe ne fillim me Spanjen! Ai zhvendos lojen komplet ne krahun e tij dhe terheq gjithe ekipin ne sulm. Dhe kur dy tre vete e mbulojne nuk ia marrin dot topin, e ruan mire kopili. Shume mbreselenese! Duhet te jesh qorr mos ta shohesh kete si me Italine dhe Kroacine.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koli

      Dhe te mendosh qe shume Debilna Analista,nuk pushonin duke thene:Si nuk u mor Uzuni Granades,por nje lojtar i ri si Hoxha i Dinamos.Kjo eshte Idioter Analista dhe disa Tifoze Leshi qe shanin Sylvinion per nje Cikallesh Kale Plak,nje Uzuni Lojtar Leshi per Kombetaren,dhe nje Bare i mbarum si lojtar.Marrja e Hoxhes,Brojes,dhe Abrashit jane Zgjedhje shume te drejta nga Sylvinio.Sukses djemve.

      Përgjigjjuni
      1. Ekipi ynë është si ujku, nuk e di forcën që ka. Me e ditë ujku fuqinë, batërdis botën. Para djem!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje