“Asllani nuk më ka entuziazmuar në rrugëtimin e tij”, flet ish-krahu i djathtë i Edi Rejas te Shqipëria: Do ta këshilloja të luante si protagonist

4 Prill 2025, 13:13Sport TEMA
“Asllani nuk më ka entuziazmuar në rrugëtimin e tij”,

Serxhio Porrini ka qenë për katër vite me radhë krahu i djathtë i Edi Rejas në drejtimin e Shqipërisë. Ish-futbollisti italian, ishte një ndër emrat e stafit që monitoronin futbollistët e rinj dhe një prej atyre që ka ndjekur me interes, ishte edhe Kristjan Asllani, në hapat e tij të parë në futbollin profesionist.

Por tashëm Porrini ka pranuar se ka mbetur pak i zhgënjyer nga rrugëtimi që ka bërë në karrierë Asllani në këto vite, teksa ka zbuluar për “SportItalia” se mendonte që mesfushori do të bëhej më shumë protagonist te Interi.

“Duhet të jem i sinqertë dhe të them se për ato që janë aftësitë që kam parë te ai në atë kohë, rrugëtimi i tij deri këtu nuk më ka entuziazmuar. Çfarë do t’i këshilloja? Nëse nuk do të arrinte të afirmohej në të vërtetë te Interi, do ta këshilloja që të shkonte të luante si protagonist në ndonjë skuadër tjetër.

Pasi është e bukur që të luash në klubet e mëdha dhe të fitosh trofe, por mendoj se në një moment një lojtar dëshiron edhe të ndjehet me të vërtetë i rëndësishëm. Te Interi nuk ka qenë e thjeshtë për të, për shkak të të gjithë presioneve që ka atje dhe faktit që duhet të zëvendësojë një si Çalhanollu, i cili është një ndër më të mirët në botë në rolin e tij”, ishin fjalët e Porrinit rreth Asllanit.

2 Komente

  1. p
    pjeter

    Porrini futbollist medioker,ish mbrojtes i djathe,dhe si trajner po medioker.E pame me Reian se sa influence kishte ne grupin e kombetares,kur zakonisht te dytet jane kryesore ne lidhjet e grupit me stafin teknik,roli i tij te kombetarja jone la shume per te deshiruar,sidomos Brojen e te tjere i trajtuan me rezultate shume negative. Asllani ka para nje si Çananoglu,dhe ne moshen e tij ka nevoje te luaje rregullisht e te kete besim nga trajneri,nuk mjaftojne vetem fjalet Inzaghit.Edhe Mesi po te hynte gjitgmone si zevendesues,rendimenti i tij nuk do ishte ai qe njohim,vlen per kedo e jo vetem per Asllanin,keshtu qe Porrinin nuk e entuziazmuar Asllani??ja ka futur kot ne kete vleresim mbi te, sepse ai si zevendesues ka treguar gjithmone karakter dhe ka qene i rendesishem per skuadren per sa kohe qe ka qene ne fushe.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tifozi

      Fakt eshte se Asllani kur futet ne fushe eshte hija e Çananoglu. Ai ka gjithmone luhatje ne lojen e tij dhe asnjehere nuk ka qene ne gjendje qe te zevendesoje Çananoglu dhe te beje te njejten loje. Kam pershtypjen se duke qene tek nje skuader si Interi, ai e ka fjetur mendjen dhe nuk kerkon me shume. Edhe me kombetaren nuk ka ate loje qe pritet prej nje organizatori. Po vazhdoi keshtu do harrohet shpejt.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje