Babai i Leo Messit: Nuk mendoj se lojtari do të rikthehet te Barcelona

17 Shkurt 2023, 16:25Sport TEMA

Babai i Leo Messit: Nuk mendoj se lojtari do të rikthehet te Barcelona

Prej ditësh, qarkullojnë lajme mbi një rikthim të mundshëm të Leo Messit te Barcelona. Për këto, ka folur babai i yllit argjentinas, Jorge Messi.

Ky i fundit deklaroi se nuk ka bisedime me presidentin Laporta, mbi një rikthim të mundshëm të lojtarit te katalanasit.

"Nuk mendoj se Leo do të rikthehet te Barcelona, nuk plotësohen dot kushtet. Nuk kemi biseduar me presidentin Laporta. Madje, ne nuk kemi marrë asnjë ofertë nga Barcelona."

Messi po luan sezonin e dytë te PSG, ndërsa i përfundon kontrata në muajin qershor.

Lini një Përgjigje