Katër klube në garë për Kvaratskhelia, Napoli “fërkon duart”

17 Shkurt 2023, 15:19Sport TEMA

Katër klube në garë për Kvaratskhelia, Napoli

Khvicha Kvaratskhelia është një prej lojtarëve që ka shkëlqyer në këtë edicion, jo vetëm në Itali, por në të gjithë Europën.

Sulmuesi ka krijuar një histori të veçantë duke u kthyer shumë shpejt në qendër të merkatos dhe tani pas gjurmëve të tij janë katër skuadra “Big”.


PSG, Real Madrid, Man. City dhe Newcastle janë në garë për shërbimet e tij dhe gjithashtu janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e largimit që është afro 100 milionë euro.

22-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2027, por vera pritet të jetë shumë e nxehtë për të.

Lini një Përgjigje