Itali-Shqipëri 2-1! Një humbje që lë një shije të hidhur, duke parë edhe si shkuan rrethanat në lojë. Megjithatë kjo sfidë na futi në librat e historisë.
Goli i Nedim Bajramit është goli më i shpejtë i shënuar ndonjëherë në kampionatet europiane. Vetëm 23 sekonda iu deshën për të vendosur veten dhe Shqipërinë në histori.
Ky lajm sigurisht nuk ka kaluar pa u vënë re. Të gjitha mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar rëndësinë e duhur golit të lojtarit të kombëtares kuqezi.
“Një rivënie e gabuar e Dimarco-s kapi në befasi Bastonin me Nedim Bajramin i cili kontrolloi topin dhe gjuajti fort drejt portës së mbrojtur nga Gianluigi Donnarumma”, shkruan France 24.
Ndërsa BBC i hyn më thellë historisë.
“Shqipëria kishte shënuar vetëm një herë në këtë turne madhor, por goli i Bajramit ishte i veçantë”, shkruan BBC.
Bajrami theu një rekord që qëndronte në fuqi prej 20 vitesh duke mundur 67 sekondëshin që iu desh Dmitri Kirichenko-s të Rusisë për të shënuar ndaj Greqisë në Euro 2004.
“Ekipi i Silvinjos është në një grup të fortë dhe përparimi në fazën e parë me eliminim direkt duket i pamundur. Dalin apo jo nga grupi, ky turne do të ketë një vend të veçantë në zemrat e tifozëve të Shqipërisë për vitet që do të vijnë pasi që goli i Bajramit të mundet do të duhen disa vite”, shkruan BBC.
Edhe The Guardian e ka pasqyruar këtë gol që sipas tyre i dhanë zemër 50 mijë tifozëve që kishin mbushur stadiumin në Dortmund.
Goli i Nedim Bajramit është pasqyruar edhe në mediat përtej oqeanit, në Amerikë, duke treguar se ai vendosi historinë si goli më i shpejtë i shënuar në Europian
Çfarë mutë emri a po mbiemer ka, ky nuke dukët fare si Shqiptar por si Turk-Arab. Turp për emrin a po mbiemer që ka dhe përfajsonë Shqiprinë.
ashtu eshte, turkarab. bayrom
Dekar i SALIHUT
Erdogan: arapi jem,mos e ki per nder qe shkruhesh ne ditarin e kaurreve,ti je ne defteret e Istanbul si pasardhes i dobiceve te nizameve te sullton Muratit.... gezuar ramazonin
Shko mer plehre, mendjen per te hedhur vrer e per te percare e keni.
As nuk do thyhet kurre!
Ore, kam nje pyetje: keta jane vertete shqiptare apo njesoj si bota tani qe kushdo merr flamurin e kombit dhe e ngre larte, mjaftojne parate e Dukes se Tiranes?