Klubi i Barcelonës është në kërkim të një sulmuesi të nivelit të lartë dhe e konsideron këtë si prioritet absolut për të ardhmen e repartit ofensiv, veçanërisht pas largimit të Robert Lewandowski.
Zëvendësimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi me 120 gola në 192 ndeshje me fanellën katalanase, ai lë pas një trashëgimi statistikore shumë të vështirë për t’u përsëritur nga numri 9 i ardhshëm i skuadres.
Largimi i lojtarit polak do t’i sillte klubit një kursim prej rreth 40 milionë eurosh në fondin e pagave, duke i dhënë më shumë fleksibilitet financiar në merkato.
Sipas planeve aktuale, klubi mund të shpenzojë mbi 100 milionë euro për përforcime të reja. Në listën e objektivave kryesorë për repartin ofensiv spikasin Julián Álvarez dhe João Pedro.
Edhe pse Álvarez është i lidhur me një kontratë afatgjatë me Atlético Madrid dhe ka një klauzolë të lartë largimi, situata e tij në klub është bërë më e ndërlikuar pas përfundimit të sezonit.
Ndërsa sa i përket sulmuesit të Chelseat, João Pedro, mungesa e tij në Botëror me Brazilin mund të ketë ndikim në dinamikën e tregut, pasi pritet që kjo të shmangë rritjen e mëtejshme të vlerës së tij në merkato.
Në të njëjtën kohë, klubi po rishikon edhe repartin e mbrojtjes. Interesi për Alessandro Bastoni është ftohur, pasi mbrojtësi italian nuk ka bindur trajnerin Hansi Flick.
Brenda klubit mendohet se afrimi i një qendërmbrojtësi të majtë nuk është më prioritet, duke marrë parasysh zhvillimin e Gerard Martín, pasigurinë rreth kontratës së Andreas Christensen dhe faktin se nuk priten largime në qendër të mbrojtjes, përveç ndonjë ndryshimi të mundshëm që lidhet me Ronald Araújo.
Lini një Përgjigje