Tronditet Milani, kuqezinjtë munden në ndeshjen e fundit nga Cagliari dhe mbeten jashtë Champions-it. Vendin ia zë Como

24 Maj 2026, 22:54Sport TEMA
Tronditet Milani, kuqezinjtë munden në ndeshjen e fundit nga Cagliari

Milani është jashtë Championsit sezonin e ardhshëm, kjo pas disfatës trurpëruese 1-2 nga Cagliari në ndeshjen e fundit të kampionatit.


Takimi i luajtur në “San Siro” nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 2’ të sfidës me anë të Saelemaekers, por gjithçka u barazua nga Borrelli në minutën e 20’.

Ekipi i Allegrit do ta siguronte Champions-in edhe me një pikë, por në të 57’, “Djalli” u shtang nga Juan Rodriguez.

Një sezon krejt për t’u harruar ky për Milanin, i cili dy muaj më parë ishte pretendent për titullin kampion, ndërsa sezonin e ardhshëm do e shohë veten të luajë në Europa League.

Vendin në Champions, kuqezinjve ia zuri Como e Fabregasit, që bëri detyrën përballë Cremoneses, duke triumfuar 1-4.

Ndërkohë vendi i tretë u sigurua nga Roma, që triumfoi 0-2 me Veronën, ndërsa po në Europa League do të luajë Juventus, ndeshja e të cilit me Torinon filloi me vonesë për shkak të një përplasje të ashpër mes tifozëve.

5 Komente

  1. M
    Milanist

    Milanin e prishi Tare me lojtaret e tipit Jashari që i ofroi Milanit,ku më i miri ndermjet tyre ishte Modriç,i cili nga momenti qe nuk luan ndeshjet e fundit ,Milan ka patur vetem rezultate negative. Por Milanin e prishi mbi të gjitha Massimiliano Alegri,sepse nuk krijoi një fizionomi loje,pasi mund te zevendesosh nje a dy lojtar kur lojtaret kryesor nuk jane ne gjendje,por fizionomia duhet te mbetet ,që tek e fundit po u munde ,mundesh me dinjitet,ndersa Milani pa lojtaret kryesore shpeefytyrohet dhe pastaj ndodh qe kur dhe kryesoret futen ne loje sepse i ke mbajtur ne stol,nuk munden te bejne dot më gjë,sepse dhe ata bien ne ‘kurthin’ e skemave te trajnerit dhe mefshtesise se skuadres. Shiko,kur Milan po ecte deri diku mire ne fazen e pare kur per nje moment ishte dhe ne krye te klasifikimit,po funksiononte mirë portieri,Modriç,Rabiot Leao,Pulisiç dhe Saleamaker,pastaj pati ca oshilacione nga mungesa e njerit apo tjetrit,shto ketu edhe kapriçiot e trajnerit duke lene ne stol psh Pulisiç duke ‘fajsuar’ ate per rastet e humbura dhe mungesen e rezultateve.Në fund çfar bëri trajneri dhe pjesën më të mirë të skuadrës e shkatërroi ,në vend që ti mbante afer keta lojtar e kete grup qe ben diferencen me te tjeret ,duke e mbajtur gjithmon ne formacion.Mungonte Rabiot nga ndonje demtim apo psh nje karton te kuq qe mori nga albitrat e kqinj qe arbitrijne Milanin gjithmone,Milani humbet,bën ‘pordhë’ Leao sepse trajneri nuk ia ben te qarte pergjegjsine,Milani çalon,paçka se Leao duhet te largohet nga Milani,sepse vegjeton,nuk lufton dhe kjo per papjekurine qe ka ai si lojtar,por nese trajneri do dinte ta mblidhte,thjesht te dinte ta motivonte,si lojtar kapricioz qe eshte dhe ai mund te jepte me shumë,të paktën te mbante ne kembe kete minigrup cilsor te bashkuar ne fushe nga fillimi deri ne fund,sepse te tjeret jane te gjithe per tu zevendesuar,se jane lojtar te kategorise se dyte e tretë.

    Përgjigjjuni
    1. E
      EDI

      Sikur para Tares, Milani ishte yll e dritë. Mut ishte mut ngeli. Megjithatë, Jashari, Nguku, apo Fullgrug, apo ça mutin ka marrë nuk janë lojtarë për Milan

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bujar Hasani

        Per mua:Milani nuk U pa kurre agresiv,loje tyre ishte si miqesore,Milani kish vetem nje lojtar driblus Salemacer,kish nje lojtar me seder nr 31 ,kish nje lojtar klas Modriç,Lojtari qe duhej zhdukur qe ne fillim ishte Leao,nuk behet stani me lepuj,nuk ka sulm garant

        Përgjigjjuni
      2. M
        Muci, diplomat karriere dhe prozator i afirmuar

        Faqja me e zeze ne historine e Milanit eshte emrimi i Tares si drejtor i ekipit, emrimi i nje horri, i nje te paafti qe e shkateroi me te vertete ekipin, pasoja qe do te ndihen edhe vite me rradhe sepse ka ne kontrakte lojtar te paafte, ai vazhdoi te njejten tradite qe beri edhe tek Lazio. Flakeni ate qen

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jari N

          Arsyet e dështimit të Milanit janë ; Idjoti Tare, Jashari, Fofana,Gimenes,Selemankers, Dewinter, Flygurg këta mund të luajnë fare mirë në Seria B, ose të vijnë te Apollonia e Fierit.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje