Fitore heroike e Egnatias, rrogozhinasit mposhtin Vllazninë dhe “flirtojnë” me titullin kampion

23 Maj 2026, 21:20Sport TEMA
Fitore heroike e Egnatias, rrogozhinasit mposhtin Vllazninë dhe

Egnatia mposht  Vllazninë në një ndeshje plot emocione dhe i afrohet shumë titullit kampion. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede arriti të fitojë me shifrat 1-2 në “Air Albania”, ndeshje e vlefshme për javën e dytë të Final 4.

Ndeshja nisi me Vllazninë më të uritur dhe më ofensive, por goli erdhi në anën tjetër në minutën e 39-të. Eljon Sota shfrytëzon në perfeksion një kros nga e djathta dhe me një gjuajtje shumë të kalibruar me kokë arrin të tundë rrjetën.

Goli i jep qetësi skuadrës rrogozhinase, që luan më e tërhequr dhe i lë terren Vllaznisë. Shkodranët janë të parashikueshëm dhe Egnatia arrin t’i neutralizojë. Por kjo situatë zgjat deri në minutën e 77-të kur Qato përfiton nga një top i kthyer nga shtylla dhe arrin të tundë rrjetën më kokë.

Por avantazhi zgjat shumë pak, sepse Fangaj telekomandon sërish një kros nga e djathta dhe Adjessa koordinohet në perfeksion për të realizuar një tjetër gol fotokopje dhe rikthyer avantazhin.

Ky moment i golit pasohet nga një tension i madh në fushën e lojës, ku stafet dhe dy ekipet u përleshën me njëri-tjetrin, me protagonistë kryesorë Aleksin dhe Gurishtën.

Ky moment i kushton Egnatias, sepse kapiteni largohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë ekipin me një lojtar më pak, kur u dhanë 11 minuta shtesë. Egnatia sakrifikon deri në fund dhe merr një fitore, që e afron me titullin, megjithëse do të duhet të shihet rezultati i ndeshjes Elbasani-Dinamo dhe dy ndeshjet e raundit të fundit.

 

6 Komente

  1. A
    Arrakat boys

    Ky koqe kandari që ka bërë këtë shkrimin. Si po flirton me titullin Egnatia kur Elbasani mund të fitojë nesër e barazohen me pikë. Dhe në ndeshjen e fundit nëse egnatia barazon apo humbet me dinamon e elbasani fiton me vllazninë. Apo egnatia humbet me dinamon e elbasani barazon me vllazninë ? A ikën flirti për lesh ???

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lymi

      Po ne qofte se Egnatia fiton ne ndeshjen e fundit o harrakato, kush flirton?

      Përgjigjjuni
    2. n
      n

      Nuk fitoi 1-2. Ndeshja doli 1-2. Fitoi 2-1.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hasani

        ILIR DAJA VENDOSI SE KUSH DO FITOJE TITULLIN. MORI HAK PER KRAHUN E MARTINIT. TE FALA NGA DINAMO EDI MARTINI ( I VOCKEL) .

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hasani

          EDI MARTINI MORI ÇI TAKONTE PER SJELLJEN E TIJ. KRAHUN MARTINI KRAHUN. ASGJE NUK HARROHET.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sefer Daja

            Më vjen vërtet keq për Vllazninë! Është hera e dytë, në kto 5 vite, që dhe pse me një dorë tek titulli, nuk e marrin dot!( ja mori dhe 1 Teuta para ca vitesh)! Jom tifoz i Tironës( dhe pse kam shum vite që nuk shkoj në stadium), po më bën përshtypje shumë, sjellja e KEQE e tifozave shkodran! ( mbase nuk jan më nga ata tifozat vërtet SHKODRAN, që e duartrokisnin kundërshtarin dhe kur ai i rrihte, ashtu siç jan duartrokitur futbollistët e Vllaznis në Tiranë e kudo kur kan luajtur bukur!) Po ça me prit nga tifozat kur dhe tranieri i ekipit fyen ekipin kundërshtar me gjeste anti-sportive ! E vërtet gjynah që një qytet si Shkodra nuk i gëzohet dhe ktë vit titullit...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje