Befason trajneri i Milanit: Nuk jemi larg Realit apo Cityt (edhe pse nuk kaluan dot as grupin e Champions)

10 Prill 2024, 22:25Sport TEMA
Befason trajneri i Milanit: Nuk jemi larg Realit apo Cityt (edhe pse nuk kaluan

Finale e parakohshme u cilësua pas shortit dhe e tillë rezultoi në fushë. Reali i Madridit dhe Manchester City prodhuan një ndeshje spektakolare në mitikun Bernabeu. 3-3 çerekfinalja e parë e Championsit, me dy skuadrat që do të sfidohen sërish mes tyre në Angli (17 prill), aty ku do të vendoset se kush kalon mes katër më të mirave të turneut prestigjioz.

Milani e nisi sezonin në Champions dhe po e mbyll në Europa League. Çerekfinalja ka sjellë një derbi italian përballë Romës. Dueli i parë të enjten, në “San Siro”.

Në konferencën për shtypin përpara ndeshjes ndaj verdhekuqve të De Rossit, Stefano Pioli u shpreh se skuadra e tij nuk është shumë larg nivelit të Realit apo Citizens.

Ne gjithmonë rrezikojmë për të prodhuar spektakël kur luajmë, por është e qartë që nuk do e kemi gjithmonë topin në zotërim. Nëse zgjedh të jesh një skuadër sulmuese, atëherë do të lejosh ndonjë hapësirë pas.

Unë mendoj dhe besoj se do të jetë një ndeshje spektakolare ndaj Romës. Në aspektin e mentalitetit dhe cilësive të lojtarëve. Ne mbërritëm deri në gjysmëfinale të Championsit edicionin e kaluar.

Do të thotë që ishim aty, nuk mendoj se jemi shumë larg Realit apo Cityt. Europa League është nën nivelin e Championsit, por edhe këtu ka skuadra të mëdha.

Askush nuk do të befasohej nëse ne, Liverpooli dhe Bayer Leverkuseni do të ishim duke garuar në Champions. Milani im është në gjendje të luajë futboll modern, me ritëm, intensitet dhe veprime individuale të nivelit të lartë”, u shpreh tekniku i kuqezinjve.

2 Komente

  1. S
    Sara

    hahaha keta te shkrijne ne lot.... sa ia ke hap fletet preshit mer shoku?

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Ka te drejte traineri Milanit, tani po krahasohen me ekipet Shqiptare, jane me te mire se ne.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje