“Besoja se do ia dilnim“, Broja: Ishim të vendosur për fitore

11 Tetor 2025, 23:29Sport TEMA
“Besoja se do ia dilnim“, Broja: Ishim të vendosur për

Pas fitores historike 1-0 të Shqipërisë ndaj Serbisë, sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, ka folur duke shprehur emocionet e mëdha pas këtij triumfi të rëndësishëm për kuqezinjtë.

“Besoja se do ia dilnim”, tha Broja, duke theksuar besimin dhe përgatitjen që skuadra kishte për këtë përballje.


“Që kur erdhëm, të gjithë ishim të motivuar, të gjithë ishim në një mendje për ta fituar ndeshjen, dhe sot e arritëm fitoren”.

Broja vlerësoi lart paraqitjen e ekipit.“Kemi luajtur shumë mirë, u mbrojtëm shumë mirë”, u shpreh ai.


Sulmuesi nuk e fshehu gëzimin e tij për këtë sukses. “Unë jam shumë i gëzuar”. Ai e përshkroi takimin si një ndeshje të vështirë, por theksoi se vendosmëria e lojtarëve bëri diferencën. “E dinim që ishte ndeshje e vështirë, por ne ishim të vendosur për fitore”.

 

5 Komente

  1. K
    Kombëtarja

    Keq më vjen o çun, por niveli yt nuk po ngrihet. Nuk na duhen llafet e bukura, por rezultati, performanca. Je i pa dobishëm fatkeqësisht. Sot duhet t'i kishim rrahur keq serbët. Ishin shumë dobët. Por edhe loja jonë la për të dëshiruar. S'kemi finalizim. Nuk falet rasti i Bajramit. Duhet të ngrihemi më shumë nqs duam të shkojmë në botëror.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Terreni ishte shume i paqendrushem dhe Broja pati veshtiresi, beri nja dy shkeputje dhe ja la pullen Pavlloviçit, por u duk qarte per mua qe me tej pati frike se ai fatketari Serb mund ta demtonte, kishte mundedi triblimi perseri por mu duk i demoralizuar ne ate drejtim. Problemi i Brojes eshte pikerisht ky,frika e nje demtimi te dyte, dhe kjo e pengon psikollogjikisht te japi maksimumin e talentit qe ka. Nuk duhet te harrojme qe Broja pesoi nje demtim shume te rende ne gju, per shume lojtare me nje demtim te ngjashen,ka qene shume e veshtire te rimarrin te njejtat aftesi qe kishin para demtimit, disa ja kan dale fale nje vetbesimi e vullneti te hekurt. Shpresoj dhe uroj qe edhe Broja tja dali.

      Përgjigjjuni
    2. s
      sportedashesi

      Lojtari me i dobet ne fushe dhe me i paergjegjeshmi paska besuar se do ja dilnin.Humor i ftohet anglez.Lojtari qe punoi me pak nga te gjithe per kete fitore,fale emrit te pompuar .Lojtari qe beri me pak nga te gjithe km ne fushe .Nese ka lojtar qe nuk e meriton kete fitore eshte vetem A.Broja.

      Përgjigjjuni
      1. n
        nasi

        Ha ha ha ha,humor i ftohet Anglez.Nuk e kuptoj se ku e mbeshtet kete besim ky lojtar qe ne fushe qendron vetem si numer.Lojtari me pa gjak ,andaj edhe eshte pa ekip sot.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Me fal PO je kot

          Te pakten drejtohu mbrojtjes si qender mbrojtjes ehhhh per repartin e sulmit nuk besoje se do shenoshe ndonjehere Gol Justifikimet ne momentet e para sikur kaperdihen por me vone keto justifikime bien poshte, tregone qe nuk je per futbolle

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje