Lamine Yamal, "makineria" e re e parave të Barcelonës. As Messi nuk krahasohet dot me 18-vjeçarin

11 Tetor 2025, 22:25Sport TEMA

Lamine Yamal, "makineria" e re e parave të Barcelonës. As

Vetëm 18 vjeç, Lamine Yamal është kthyer jo vetëm në yll të fushës, por edhe një aset gjigant tregtar për Barcelonën. Sipas “Cadena SER”, fanella e tij po shitet trefish më shumë sesa e Lionel Messi në moshën e njëjtë. Kjo ndikohet edhe nga zgjerimi global i shitjeve, pas rinovimit të marrëveshjes me “Nike”.

Yamal, tashmë me numrin 10 legjendar mbi shpinë, përfaqëson 80% të shitjeve totale të fanellave të klubit katalanas, rekord absolut për një lojtar kaq të ri. Ndikimi i tij shtrihet edhe në rrjetet sociale: +176% shikime në X, +146% në Facebook dhe +87% në Instagram. Nga 20 videot më të ndjekura të Barçës sezonin e kaluar, 9 kishin protagonist Yamal.

Ai është bërë fytyra e re e futbollit spanjoll, ambasador i “Adidas” dhe pjesë e fushatave për prezantimin e topit zyrtar të Botërorit 2026. Yamal nuk është më thjesht një talent, por markë globale që gjeneron fitime dhe me ndikim të jashtëzakonshëm.

Cristiano Ronaldo në moshën 18-vjeçare fitonte 1.200€ në javë

Lionel Messi në moshën 18-vjeçare fitonte 1.500€ në javë

Lamine Yamal në moshën 18-vjeçare po fiton rreth 300.000 € në javë

2 Komente

  1. T
    Turi

    Po ne kohen e Mesit dhe Ronaldos skish kaq internet o njerez. Nike sqe fare. Jamal te behet sa Ronaldo se Mesin se harin dot kurr

    Përgjigjjuni
    1. S
      SPORTEDASHESI

      Idioesi statistikore shqipetare.Ate qe ka bere Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldo Xhemali nuk e arrin kurre.Te mos harroni qe edhe sot dy futbollistet e lartepermendur jane yje ne fushe.Mesi ne moshen e ketij arrixhiut çdo ndeshje bente nga nje Yamal ne tualet.Qe te krahasosh Mesin me Yamal eshte minimumi ose idiotesi ose mosnjohje futbolli.Mjafton ti referohesh nje statistike ku ka qene Barca ne kohen e L.Mesit dhe ku eshte sot ne kohen e Xhemolit ore truthare.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje